Besimi i heshtur i LeBron James

Të dhëna për besimin e tij të krishterë janë kanë qënë me shumicë , por me të njëjtën mase kanë qënë edhe reagimet e tifozëve të superstarit të basketbollit.

Cleveland Cavaliers forward LeBron James (23) drives with the ball during the first half of an NBA basketball game against the New Orleans Pelicans in New Orleans, Friday, Dec. 12, 2014. (AP Photo/Jonathan Bachman)
Sulmuesi i Cleveland Cavaliers,  LeBron James (23) gjatë një ndeshje të NBA kundër New Orleans Pelicans në New Orleans, Premte, Dhjetor, 2014.

Në një intervistë të tij me gazetarët më 4 dhjetor ,pas një ndeshje basketbolli, James u pyet nëse kthimi i dy lojtarë të lënduar do të ndihmojë ekipin e tij , Cleveland Cavaliers . Për habinë e disave që e kanë vënë në pikëpyetje besimin e tij , përgjigja e James ‘ngriti emrin e Jezusit :”Unë shpresoj që të mos mendojmë në këtë mënyrë . Asnjëherë nuk është kështu , “tha ai . ” Kur shokët e skuadrës që kanë qënë të dëmtuar kthehen në fushën e lojës , ne përgatitemi ashtu si jemi përgatitur më parë . Ka vetëm një djalë në botë që kur Ai të kthehet përsëri,  gjithçka do të jetë në rregull, dhe ky është Jezu Krishti . Përveç atij , nuk mund të ketë asnjë tjetër në pankinë që mund ti rregullojë gjërat.”

 

lebron-jamesMe këtë deklaratë James, jo vetëm që pranoi besimin e tij në Jezusi ,por ai shkoi përtej, duke njoftuar sigurinë e tij në kthimin e Jezusit , e cila do të sjellë paqe të qëndrueshme dhe drejtësinë në tokë .  James ka lindur dhe është rritur në Akron , Ohio dhe për herë të parë fitoi vëmendjen kombëtare duke luajtur për Shën Vincent- St . Mary High School , prej nga kaloi  menjëherë në NBA pas diplomimit . Në shtëpi dhe në shkollë , ai kishte ndikim të krishterë që duhet të ketë lënë një përshtypje të qëndrueshme .

 

lebron-james-cryingNdërsa ai është më pak i shfaqur në lidhje me qëndrimet e tij shpirtërore se disa figurave të tjera sportive, ai është parë teksa merr pjesë në shërbesat e kishës së tij dhe ka marrë pjesë në ndeshje basketbolli për bamirësi të organizuara nga kisha pranë Cleveland.  Të shumta kanë qënë edhe rastet kur ai është filmuar duke u lutur përparë ndeshjeve të rëndesishme.

 

Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson. ( Romakët 1:16 )

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI