Shenjtëria e Perëndisë nuk mund të shihet

Dhe Zoti i tha Moisiut: «Zbrit dhe paralajmëro popullin solemnisht që të mos sulet drejt Zotit për ta parë dhe kështu shumë prej tyre të gjejnë vdekjen.'”- Eksodi 19:21

Kur lexoj këtë varg, mahnitem dhe ja pse dua të lexoj këtë fillimisht. Te Eksodi, kapitulli 19, na jepet shumë informacion, më së shumti ky varg. Pra, ky është Perëndia që po i thotë Moisiut për popullin, ndërsa ai takohet me popullin në malin Sinai: “Ju nuk mund të më shihni dhe të jetoni.”. Perëndia e kishte ftuar Moisiun të vinte në mal, por i kishte thënë atij atë që na thuhet në vargun 21: “Paralajmëro popullin solemnisht që të mos sulet drejt Zotit për ta parë dhe kështu shumë prej tyre të gjejnë vdekjen.”. Perëndia në shenjtërinë e Tij nuk mund të shihet. Ai është një zjarr konsumues. Hebrenjve, kapitulli 10, i referohet kësaj tabloje, duke treguar se si populli i Perëndisë nuk mund as të afrohej sipër malit. Në Bibël na flitet për bubullima dhe vetëtima dhe mali Sinai ishte i mbështjellë me tym sepse Zoti kishte zbritur në të me zjarr dhe po fliste me bubullima. Është një skenë mahnitëse dhe madhështore. Thjesht mund ta imagjinoj një popull me miliona njerëz te këmbët e malit duke soditur këtë skenë dhe duke qenë të frikësuar. Ata mendonin: “Nuk mund të afrohemi. Nuk mund të kalojmë përmes këtij vendi.”, dhe Perëndia thotë: “Thuaju të mos afrohen.”.

Pra, ne lexojmë këtë histori te Eksodi, kapitulli 19, dhe më pas mendojmë për atë që mund të bëjmë tani, për atë që unë dhe ju mund të bëjmë në çdo çast. Me anë të gjakut të Jezusit të derdhur për mëkatet tona, unë dhe ju mund të hyjmë në praninë e Perëndisë. Ne mund të sodisim lavdinë e Perëndisë. Mund të komunikojmë me Perëndinë.

Mendoni për këtë, për atë që Moisiu përjetoi në atë mal, por jo në thellësinë që ne mund të përjetojmë. Njerëzit ishin të frikësuar deri në vdekje, ndërsa ne jemi ftuar që të kemi bashkësi me Perëndinë në çdo kohë, për çdo ditë, kudo. Unë po mendoja për këtë në mëngjes ndërsa po kaloja kohë me Perëndinë. Ajo që po mendoja ishte fakti që, Perëndia i universit dhe Perëndia që krijoi gjithçka, Ai që sundon sovran mbi gjithçka, kalon kohë me mua. Unë flas me Të. Ai më dëgjon. Ai më flet mua. Ai punon në zemrën time. Ai e dëgjon thirrjen time dhe i mban barrët e mia. Ky është Perëndia për të Cilin po flasim dhe tek i Cili ju besoni. Ju përjetoni bashkësi me Perëndinë, prandaj unë dua t’ju inkurajoj që të mos e harroni këtë realitet mahnitës që gjendet ditë pas dite dhe çast pas çasti.

Gjithashtu mendoj për mesazhin që ne mund t’u themi popujve dhe kombeve përreth nesh: “Ju mund të vini te Zoti. Mund ta shijoni bashkësinë me Perëndinë. Ju mund ta njihni Perëndinë. Mund të përjetoni jetë të përjetshme me Të. Në fakt, nëse nuk i afroheni Atij përmes Jezusit, do të humbisni. Ju do të përjetoni vdekje të përjetshme.”. Mendoni për fisin tambli në Bangladesh. Janë 230 mijë prej tyre që nuk e kanë dëgjuar kurrë lajmin e mirë të ungjillit.

Zot, ne lutemi për këtë fis në Bangladesh që të dërgosh dikë që t’u flas atyre për lajmin e mirë se si mund të të njohin Ty dhe se si mund të përjetojnë e shijojnë bashkësi me Ty, njësoj si ne. Perëndi, unë lutem për çdo ndjekës të Jezusit, për çdo fëmijë Tëndin që po dëgjon tani. Lutem që t’u japësh atyre një mahnitje të re, këtë privilegj që e kemi quajtur lutje, me qëllim që të afrohen pranë Teje. Afroji ata pranë Teje, Zot.

Perëndi, ne duam të përjetojmë afërsi me Ty në plotësi, atë që vetë Moisiu mund të ketë dëshiruar dhe që populli te këmbët e malit as nuk e ëndërronte dot. Ne e kemi këtë privilegj dhe tani po kalojmë kohë me Ty. Ne mund të komunikojmë me Ty. Ti i dëgjon lutjet tona dhe i flet zemrave tona përmes Fjalës Sate. Perëndi, ne të lavdërojmë për atë bashkësi me Ty. Jezus, të lavdërojmë që e bëre të mundur këtë gjë. Ne të lavdërojmë që vdiqe në kryq për të mbuluar mëkatet tona, për të siguruar një rrugë që të vinim në praninë e Perëndisë dhe që të njihnim jetën e përjetshme, të njihnim që kjo është ajo që do të përjetojmë plotësisht kur të vdesim.

E gjithë lavdia është për emrin Tënd, për privilegjin që na ke ftuar në praninë Tënde, për të përjetuar jetë në praninë Tënde. Të lavdërojmë për këtë privilegj. Ne lutemi të na ndihmosh ta ndajmë këtë privilegj me të tjerët, me njerëzit përreth, në vendin e punës, atje ku jetojmë, me fisin tambli në Bangladesh dhe kudo. Perëndi, ne lutemi për këto gjëra me anë të gjakut të Jezusit dhe në emrin e Jezusit. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI