Mëkati është si sëmundja.

Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. 1 e Gjonit 1:9

Libri i Levitikut është i mbushur me rregulla të çuditshme, por ato kanë për qëllim të theksojnë “shenjtërinë   dhe … “tjetërsinë” e plotë  të Perëndisë. Ne mësojmë se si mëkati shkatërron marrëdhënien e njerëzimit me Krijuesin”, shkruan Chuck Swindoll.

Në librin e Levitikut flitet për shmangien dhe trajtimin e sëmundjeve. Lebra ishte një sëmundje që shihej si “vdekje për së gjalli”, sepse konsumonte trupin e njeriut, duke  e shpërfytyruar  atë dhe lënë  invalid. Sot ekziston kura për lebrën, por jo në kohën e  Levitikut . Lebra është një analogji e përshtatshme  me ndikimin vdekjeprurës të mëkatit në jetën tonë.

David Guzik shpjegon se shumë rabinë të lashtë e konsideronin një lebroz të vdekur. Lebra është e ngjashme me mëkatin sepse nuk ka dhimbje në fazat e para, dhe shtohet gradualisht “Vetëm këtë herë,” mendojmë ne. Por lebra i mpin shqisat në zonën e prekur, ashtu si mëkatet e zakonshme që na janë bërë diçka normale. Në fund, lebra shkakton kalbje dhe deformim. Edhe ne përjetojmë të njëjtën gjë brenda  nesh sa herë e injorojmë  Perëndinë, dhe e vendosim veten përpara kujtdo tjetër.

Bibla na mëson se sa shkatërrues është mëkati, por edhe se Perëndia nuk na shmang për shkak të lebrës sonë shpirtërore. Ai na shëron nëpërmjet sakrificës së Birit të Tij, tani dhe përgjithmonë. Ky shërim është falas kur ne pendohemi. Pendohuni dhe dorëzojuni  Perëndisë, dhe ecni drejt Tij në vend që të largoheni.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI