Shenjat jetike

Lexo: Psalmi 19:12-14Edi shtyu derën e hapur që kishte një tabelë mbi të cilën ishte shkruar ‘Doktor Jovan Shkreko’, që ishte emri i babait të tij. Kur ai hyri në sallën e pritjes, infermierja e klinikës mjekësore i buzëqeshi dhe i tha: “Përshëndetje, Edi. Babai yt thuajse ka mbaruar për sot. Ai do të vijë pas pak minutash.”.

Shumë shpejt Edi dhe babai i tij hipën në makinë dhe u nisën për në shtëpi. Rrugës Edi pyeti: “Babi, në radio dëgjova se sot presidenti ka bërë kontrollin e tij vjetor. Kur njerëzit vijnë në klinikë për të bërë këtë kontroll, zakonisht ndihen mirë, apo jo? Kështu që, nga e kupton ti nëse ata janë sëmurë apo jo?”.

Duke buzëqeshur babai u përgjigj: “Epo, ne bëjmë shumë kontrolle dhe disa analiza. Përgjithësisht, nëse shenjat jetike janë të mira, pacienti është i shëndetshëm.”.

I habitur Edi pyeti sërish: “Shenjat jetike? Si për shembull?”.

Babai tha: “Po ja, presioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe mushkëritë. Gjithashtu kontrollojmë gjatësinë dhe peshën, iu kontrollojmë veshët, sytë, hundët dhe fytin. Unë i pyes nëse kanë ndonjë problem. Kur dyshoj se mund të kenë ndonjë problem, bëj analiza të tjera.”.

Tani Edi kishte më shumë se një pyetje. “Dhe kjo është arsyeja përse është kaq i rëndësishëm një kontroll? A mund të ketë ndonjë gjë që nuk shkon edhe atëherë kur pacientët ndihen mirë?”

Babai tundi kokën dhe i tha: “Sa më shpejt të zbulohen dhe kurohen sëmundjet, aq më i shpejtë është shërimi.”. Kur u kthye në oborrin e shtëpisë, babai shtoi: “Ekziston një lloj tjetër kontrolli që është edhe më i rëndësishëm, dhe këtë kontroll mund t’ia bëjmë ne vetes.”.

Edi vazhdoi me pyetjet e tij duke thënë: “Ne? Po çfarë kontrolli?”.

Babai u përgjigj: “Një kontroll frymor. Ne duhet të shohim shenjat jetike të jetës tonë të krishterë. Për shembull, ne duhet të shohim nëse lutja dhe leximi i Biblës janë bërë zakone të përhershme. Përgjithësisht, ne duhet të mbajmë një qëndrim pozitiv ndaj gjërave të Zotit dhe ndaj të krishterëve të tjerë.”. Edi nisi të thoshte: “Domethënë… nëse jemi të zemëruar me ndonjë prej tyre… ose nëse nuk duam të dëshmojmë ose të shkojmë në kishë, kjo është një shenjë e keqe?”.

Babai iu përgjigj: “Pikërisht kështu. Ato shenja tregojnë se duhet t’i ndreqim marrëdhëniet sa më shpejt të jetë e mundur, marrëdhënien me Perëndinë dhe marrëdhënien me njerëzit. Ne duhet t’i kërkojmë Perëndisë të na zbulojë çdo fushë të mëkatit në jetën tonë.”. Babai i buzëqeshi Edit dhe shtoi: “Le t’i bëjmë të dy vetes një kontroll frymëror sot.”. I menduar, Edi tundi kokën.

Kur ka qenë hera e fundit që i ke bërë vetes një kontroll frymëror? A je i interesuar të mësosh më shumë për Perëndinë dhe për atë që e kënaq Atë? A bisedon me Të? A e falënderon për bekimet dhe a ia tregon problemet e tua? A të pëlqen të rrish me të krishterët e tjerë? A është e pranueshme në sytë e Perëndisë gjithçka që ti bën, apo ka gjëra që do të doje që Ai të mos i kishte parë? Bëj kontrolle të herë pas hershme të jetës tënde frymore. Kërkoji Perëndisë të të tregojë nëse ka diçka që duhet përmirësuar në shëndetin tënd frymëror.

Shqyrtoje veten nga ana frymore!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI