Sekreti i një miqësie që zgjat

Në një botë të mbushur me zgjidhje të shpejta, kënaqësi të menjëhershme dhe profile në rrjetet sociale, është e vështirë të ndërtosh dhe të mbash një miqësi që zgjat. Dhe ndërkohë që ne mund të duam të paraqesim një pjesë të veçantë të vetes sonë online, e vërteta është se kemi nevojë për miq që na duan edhe në mes të rrëmujës. Por në të njëjtën kohë edhe ne duhet të jemi miq të tillë. Sekreti për të tilla miqësi është shumë i thjeshtë: duhet të jesh aty për mikun tënd.

Shkrimet na bëjnë thirrje të qëndrojmë afër Krishtit dhe të qëndrojmë afër njëri tjetrit: te Hebrenjtë 10 thuhet “le t`i afrohemi me zemër të vërtete, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjes së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar. Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi. Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t`u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet. Si njerëz të besimit, ne jemi të thirrur të jetojmë duke inkurajuar ata që na rrethojnë përmes dashurisë dhe veprave tona.

Ja se si të filloni dhe ndërtoni miqësi ku e shtyni njëri-tjetrin në një jetë më të perëndishme dhe i reflektojni dashurinë e Perëndisë njëri tjetrit.

Sill ushqim

Një mik nuk duhet të jetë i sëmurë që ne ti përgatisim ushqim. Nuk duhet të lindë një fëmijë, apo të jetë pushim. Shumë herë, ne kemi nevojë për një mik që kujdeset për ne, shpirtërisht dhe fizikisht, në jetën e përditshme kur duket se nuk po i përballojmë dot më gjërat. Gatuani ushqim për miqtë që janë të tronditur emocionalisht, për ata që kanë fëmijët sëmurë dhe te ata që thjesht kanë nevojë për pushim. Nëse nuk mund të gatuani, bleni pica. Të ngrënit së bashku karakterizonte edhe kishën e hershme, dhe nuk është e vështirë të kuptoni pse. Duke ngrënë bashkë ushqeni edhe trupin edhe shpirtin. Nuk është e vështirë, thjesht ndani ushqim qëllimisht.

Lutuni

Të shëtisni duke folur, të luani së bashku, të qeshni së bashku, këto janë dhuratat e miqësisë. Por kur jeni dy miq që ndiqni Jezusin, kjo gjë ju ofron mundësinë për tu lutur jo vetëm për njëri tjetrin por edhe me njëri tjetrin. Ndonjëherë lutjet me miqtë janë më të fortat dhe janë një pjesë e rëndësishme e miqësisë.

Mund të duket e çuditshme, sidomos nëse nuk jeni lutur ndonjëherë së bashku. Por lutja  të jep mundësinë për një marrëdhënie më të thellë dhe për të krijuar më shumë besim. Mund ti ndihmosh miqtë praktikisht, me nevojat apo problemet që kanë, por akoma më sjumë mund të lutesh me mikun tënd, aty ku jeni, duke i kërkuar Perëndisë të plotësoj nevojat tuaja dhe të jap hir në situata të vështira. Nuk ka nevojë që lutja të ketë fjalë të bukura. Por kur dy apo më shumë mblidhen së bashku në emrin  e Jezusit, Ai është me ne. Mund ta lexojmë këtë edhe te Mateu 18:19-20. Kur ne lutemi, Ai na dëgjon, dhe i bën gjërat në favorin tonë.

Bëni një dhuratë

Kur ishte hera e fundit që dikush ju bëri një dhuratë të papritur, edhe pse nuk ishte ditëlindja jote apo ndonjë festë tjetër? Nëse ke pasur hirin të marrësh një dhuratë vetëm sepse dikush mendoi që mund t’ju pëlqente, ose një buqetë me lule pa ndonjë arsye thjesht sepse ju duan, atëherë e keni parasysh habinë dhe gëzimin që këto dhurata japin. Pse? Sepse dikush morri kohë të mendonte për ju. Dhuratat e papritura na tregojnë që të tjerët mendojnë për ne, dhe na konsiderojnë si të çmuar, jo vetëm ata por edhe Perëndia. Në shumë mënyra, dhuratat na kujtojnë për dashurinë e vazhdueshme që Perëndia ka për ne,  sepse ata na vendosin përballë bujarisë dhe mirësisë, të mira këto që burojnë Perëndisë që vjen te ne përmes Krishtit.

Fal

Miqësia e vërtetë, ajo e mrekullueshmja, do të ketë edhe debate apo konflikte, por nëse e trajtoni konfliktin me dashuri, miqësia juaj do të forcohet dhe do të thellohet më shumë. Por përsëri, kërkon keqardhje dhe falje nga të dyja anët, gjë e cila Jezusi e dinte se kishim nevojë dhe mund ta lexojmë këtë te Mateu 18: 15-22. “Por në qoftë se vëllai yt ka mëkatuar kundër teje, shko dhe qortoje vetëm për vetëm; në qoftë se të dëgjon, ti e fitove vëllanë tënd; por në qoftë se nuk të dëgjon, merr me vete edhe një ose dy vetë, që çdo fjalë të vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve. Në se pastaj refuzon t`i dëgjojë, thuaja kishës; dhe në qoftë se refuzon edhe ta dëgjojë kishën, le të jetë për ty si pagan ose tagrambledhës. Në të vërtetë ju them se gjitha gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell; dhe gjitha gjërat që keni zgjidhur mbi tokë do të jenë zgjidhur edhe në qiell. Po ju them gjithashtu se, në qoftë se dy prej jush bien në ujdi mbi tokë të kërkojnë çfarëdo gjëje, kjo do t`u jepet atyre nga Ati im që është në qiej. Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre“. Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: “Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?“. Jezusi i tha: “Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë.

Sepse po aq shpesh sa do të na duhet t’i falim miqtë tanë kur na lëndojnë aq herë do duam edhe ne të na falin. Një zemër e përulur që e pranon fajin dhe faljen ashtu siç edhe ne duam të na falin do të çojë në shoqëri dhe dashuri më të fortë, dhe dashuria do të mbulojë një masë të madhe mëkatesh thuhet te 1 e Pjetrit.

Ji aty

Miqësi do të thotë të jesh aty kur askush tjetër nuk është. Do të thotë të jesh i vetmi që qëndron pranë, pa e vrarë mendjen se sa është ora apo për rëndësinë e nevojës. Asnjë nga nuk mund të jetë një mik perfekt, Jezusi është ai që e bën këtë rol në jetët tona, por ne mund të synojmë të jemi miq të mirëqë e drejtojmë njëri tjetrin te mirësia dhe dashuria e Perëndisë. Duke bërë gjëra praktike si të sjellurit ushqim dhe dashuri, dhe ndërsa bëjmë punën e vështirë dhe  duke u lutur dhe falur ne po e ndihmojmë njëri tjetrin nën hirin  e Perëndisë dhe po tregohemi qytetarë të Mbretërisë së Perëndisë. Në të vërtetë, nuk ka dhuratë më të madhe që mund ti japim njëri tjetrit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI