Mënyra se si po shkatërroni një vakt të shëndetshëm

Të hash shëndetshëm dhe në mënyrë të balancuar nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht gjatë javës së ngarkuar të punës. Ndonëse ka disa pjata që gatuani dhe që ju kursejnë kohë, me siguri nuk do të donit që një gabim i paqëllimshëm të bëj që vakti që sapo konsumoni të jetë i dëmshëm.

Nëse vërtetë doni që të reduktoni kaloritë dhe të merrni të mirat e ushqimeve që konsumoni atëherë mendohuni mirë për këto që do të ndajmë me ju.

Ju përdorni shumë kripën

Kjo është një mënyrë për të shkatërruar benefitet që vijnë nga konsumimi i një ushqimi. Sigurisht që ju mund ta përdorni kripën për ti dhënë shije gatimeve tuaja, por sigurohuni që sasia e konsumuar përgjatë ditës të mos kaloj 2.4 mg.

Ju po shtoni kaloritë me pijet që shoqëroni ushqimin

Mund të jesh duke ngrënë një pjatë të shëndetshme, por e shoqëron atë me pije me gaz apo lëngje frutash të ngopura me sheqerna. Sheqeri dhe gazi asnjanësojnë efektet që merr nga konsumimi i një vakti të shëndetshëm. Përkundrazi konsumoni ujin me ushqimet tuaja, ose pini një çaj pa ëmbëltues. Dhe nëse jeni duke konsumuar një darkë jashtë, atëherë tregoni kujdes me pijet si vera apo birra.

Ju e mbushni pjatën dy ose tre herë

Një porcion mish, mund të jetë shumë i shëndetshëm, por kur e dyfishoni apo e trefishoni atë, ju jeni duke shumëfishuar kaloritë, yndyrat, sheqerin dhe sodiumin. Nëse ndihesh sërish i uritur dhe pas një vakti, provo të konsumosh diçka të vogël, në mënyrë që të shmangësh konsumimin e një vakti të plotë.

Po e teproni me salcat shtesë

Është e rëndësishme ti shtosh pak shije ushqimeve duke përgatitur një salcë të shëndetshme, por kujdes mos e teproni me majonezën, apo panën të cilat me siguri do të rrisin kaloritë që do të merrni. Gatuani vetë salca të shëndetshme dhe përdorini ato me kursim.

Ju përdorni erëzat nga salcat për sallatën

Në momentin që ju blini salca për sallatën në dyqan të cilat përmbajnë erëza kujtoni se këto erëza nuk kanë të njëjtën fuqi nëse janë të konservuara për një kohë të gjatë. Zgjidhni më mirë të përgatisni një salcë të freskët për sallatën tuaj me erëza të freskëta.

Ju pëlqeni së tepërmi ushqimet e skuqura

Një peshk i skuqur në tigan, mund të jetë shumë i shijshëm, por peshku i pjekur në furrë është më i shëndetshëm, por është gjithashtu i shijshëm. Përdorimi i sasive të larta të vajit apo gjalpit ndërsa gatuani, shton kaloritë e ushqimeve, provoni ti piqni në avull, në zgarë, apo në furrë në mënyrë që të kontrolloni sasinë e yndyrës së merrni.

Sallata juaj ka më shumë produkte shtesë se sa sallatë

Nëse ju pëlqen të konsumoni një sallatë në drekë, duke shtuar djathë, sallam, apo salca, atëherë sallata jeshile me siguri që nuk do të funksionojë në favorin tuaj. Nëse doni ti shtoni diçka sallatës suaj, provoni perimet e gjalla, ose disa feta mollë apo shegë. Shtoni ullinj, apo diçka tjetër për ta bërë atë shijshme pa harruar që mbi të gjitha të jetë e shëndetshme.

Ju nuk ndaheni dot nga karbohidratet

Gjellët dhe supa e ngrohtë është një zgjedhje e shijshme dhe e kënaqshme. Por ju doni ta shoqëroni atë me një tost, apo ti hidhni supës djathë. Ose ju pëlqejnë makaronat por i konsumoni ato me salca. Zgjidhni më mirë ti shoqëroni me perime.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI