Sekreti i një martese të bekuar

Lexoni Mateun 5:31-32. Në këtë pikë të historisë hebreje, pati një debat të ndezur midis farisenjve dhe mësuesve të tjerë të ligjit. Ai kishte të bënte me një çështje themelore nga Ligji i Perëndisë: martesën dhe divorcin. E shihni, Ligji i Përtërirë 24:1 përshkruan një situatë të caktuar në të cilën një burrë divorcohet nga gruaja e tij sepse ajo bëhet “e papëlqyeshme për të” sepse “ai gjen diçka të pahijshme tek ajo”.

Një grup rabinësh tha se kjo “diçka e pahijshme” ishte tradhti bashkëshortore dhe vetëm tradhti bashkëshortore. Një grup tjetër tha se mund të ishte çdo gjë që e ofendonte burrin—nga djegia e darkës deri tek turpërimi i tij në publik. Me fjalë të tjera, kjo shkollë më liberale e mendimit besonte se një burrë mund të divorcohej nga gruaja e tij për çfarëdo arsye koti. Kjo tingëllon pak a shumë si kultura jonë sot, apo jo?

Jezusi, duke e ditur se ky diskutim ishte në mendjet e tyre, foli me autoritet absolut mbi këtë temë. Ai tha: “Por unë po ju them: Kushdo që e përzë gruan e tij, me përjashtim të rastit të kurvërisë, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, shkel kurorën.” (Mateu 5:32).

Në një rast tjetër, Jezusi e përshkroi planin e Perëndisë për martesën në këtë mënyrë: «Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: “A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër? Dhe tha: “Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm” (Mateu 19:4-5). Një mish nuk thyhet lehtë. Martesa synohej të zgjaste tërë jetën, por egocentrizmi ynë e bën këtë jashtëzakonisht sfiduese. Por ka një mënyrë për të vërtetuar martesën tuaj.

Gjëja më e rëndësishme është të kapërceni narcizmin tuaj. Ne jemi të gjithë narcistë në shkallë të ndryshme. Por nëse doni ta kapërceni këtë formë të rrezikshme të egocentrizmit, Jezusi mund t’ju tregojë rrugën. Zbuloni nevojat reale të bashkëshortit tuaj dhe kërkoni me hirin e Perëndisë t’i plotësoni ato nevoja. Mos bëni asnjë gabim, ju do të keni nevojë për ndihmën e Tij të mbinatyrshme. Ju keni nevojë për fuqinë, forcën, mëshirën dhe hirin e Zotit për të përmbushur nevojat e bashkëshortit tuaj. Por do t’ia vlejë.

Kjo është ajo që Perëndia synonte kur krijoi martesën—që dashuria vetëmohuese do të shfaqej për ta parë të gjithë botën. Është një pamje e dashurisë së Perëndisë për mëkatarët, e dashurisë së Krishtit për kishën e Tij (shih Efesianëve 5:31-32). Kur burri dhe gruaja kërkojnë më të mirën e Zotit për njëri-tjetrin, kur secili partner është më i shqetësuar për nevojat e tjetrit mbi nevojat e tij, martesa është një nga gjërat më të bukura që mund të shohim në botën tonë.

Lutje: Zot, kërkoj që Ti të punosh në zemrën time për të më përulur, në mënyrë që të mund ta dua dhe t’i shërbej me sakrificë bashkëshortit tim. Ti je shembulli im. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Por unë po ju them: Kushdo që e përzë gruan e tij, me përjashtim të rastit të kurvërisë, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, shkel kurorën.” (Mateu 5:32).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI