Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat. ( Jakobi 4:17)
Keith Funston, dikur president i një kompanie të fuqishme në New York, ka thënë “Për të pasur arritje, nuk të duhet patjetër që të kesh ëndrra shumë të mëdha apo të bësh gjëra shumë të rëndësishme. Thjesht bëj çdo ditë atë që e di se duhet ta bësh- e bëje menjëherë.”
Kjo moto, e bëri Zoti Funston, një biznesmen shumë të suksesshëm. Këshilla e tij i bën jehonë edhe fjalëve që gjenden në Bibël, të shkruara rreth 2000 vite më parë “Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat”
Sa herë keni dëgjuar dikë të thotë, “ Kam kaq shumë gjëra për të bërë, sa që nuk di nga t’ia filloj”? Organizimi mund të jetë një problem, por në pjesën më të madhe të rasteve nuk është problemi se ne nuk dimë se çfarë të bëjmë , por thjesht nuk kemi motivimin e duhur për t’u përfshirë në aksion.
Ivy Lee, një ekspert efiçence operonte në një firmë jashtë qytetit të New York-ut.
Mes klientëve të tij ishin edhe korporata gjigante. Një ditë Mr.Lee po përpiqej që t’i shiste shërbimin e tij presidentit të Bethlehem Steel, duke i thënë “ Me shërbimin tonë, do të dish të menaxhosh më mirë.” Përgjigja nga presidenti erdhi shpejt, “ Problemi ynë është se nuk po menaxhojmë ashtu siç dimë se duhet të menaxhojmë. Nuk na duhet të “dimë” më shumë, na duhet të “bëjmë” më shumë. Na duhet veprim.”
Eksperti i tha, : Mund t’ju ofroj diçka në vetëm 20 minuta që do të rrisë me 50% veprimtarinë tuaj. Ai nxori një copë letër të bardhë e pastaj shtoi, “Shkruaj 6 gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh nesër. Më pas vendosi nga një numër sipas rëndësisë që kanë. Tani këtë letër mbaje në xhep dhe nesër do t’i shohësh këto detyra dhe do të merresh me to me radhë. Nxirre këtë letër përpara syve çdo 15 minuta dhe shihe. Bëje këtë derisa të përfundosh. Nise me atë që është më e rëndësishmja, e qëndro aty deri sa ta përfundosh.
Presidenti i kompanisë Bethlehem Steel e provoi këtë metodë. Funksionoi! Në 5 vitet e ardhshme kjo kompani u zgjerua dhe u bë një nga prodhueset më të mëdha të hekurit në botë . Ivy Lee u pagua 25.000 dollarë vetëm për këtë ide, sepse ai e dinte se duhet të bënte atë që duhej brenda asaj dite.
Të bësh atë që duhet sot, mund të jetë më me shumë vlerë se 25 mijë dollar. Mendo për dikë që ka një tumor që po i rritet por ky njeri është “shumë i zënë” për të marrë ndihmën mjekësore. Ky njeri do të thoshte “ E di se ç’duhet të bëj sot, por nuk kam kohë. Do ta bëj nesër.” Ti do të mendoje se ky njeri është i marrë.
Nëse realizimi i gjërave brenda kohës së duhur, do ta bënte një njeri të suksesshëm në botën e biznesit, kjo nuk është më pak e rëndësishme në aspektin frymëror. Bibla thotë, “…ja, pra, dita e shpëtimit ( 2 Korintasit 6:2). “ Kjo shpjegon se e nesërmja mund të jetë shumë vonë. Krishti ka thënë “Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t`ju shtohen” ( Mateu 6:33)
Përse nuk ndjek këshillën e ekspertit dhe të bësh një listë me 6 gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh sot? Ndiq udhëzimin e Krishtit për të vendosur Atë të parin në listë: Bëj paqe me Perëndinë. Shkrimet thonë. Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi” ( Isaia 1:18)
Zvarritja për të bërë paqe me Perëndinë përmes Jezus Krishtit, të kushton paqe e mendjes dhe mund të të kushtoj edhe jetën e përjetshme. Kërkoji Perëndisë të falë mëkatet e tua dhe të ndihmojë që të bësh sot atë që duhet të bësh.