Kur Perëndia ndërhyn

Tre të rinj ishin miq të ngushtë. Gjatë një udhëtimi drejt LasVegasit, ata u përfshinënë një aksident të rëndë me makinë. Matt dhe Cole arritën të mbijetojnë, ndërsa Steve jo. Ata  humbën mikun e tyre më të mirë. Kjo bëri që Matt dhe Cole të lidheshin akoma më shumë. Kështu ndodh me  njerëzit që u duhet ta përballojnë tragjedinë bashkë.

Ata ngisnin biçikletat së bashku. Më në fund planifikuan edhe udhëtimin më të rëndësishëm. Do të shkonin një fundjavë  tek një qytet minierë, prej ku më parë nxirrej ari. Ky qytet ndodhej në shkretëtirë.  Edhe Scott, një mik i tyre, do të shkonte me ta.

Cole tha se udhëtimi ishte një befasi. Ata kishin shkuar deri pranë vendit. Matt, e ngjiti kodrën i pari dhe u zhduk nga sytë e tyre. Teksa Cole gjendej në kreshtën e kodrës, ai nuk pa asgjë tjetër veçse një vrimë gjigante. Bashkë me Scott-in  filluan të kërkojnë për Matt. Ata pastaj kuptuan të vërtetën e tmerrshme. Matt kishte rënë brenda  një tuneli të braktisur. Ky ishte një tunel pa dalje, i gjatë 237 metra. Matt nuk kishte mbijetuar.

Cole tha “ E dija se jeta ime do të ndryshonte.  Nuk mund të përjetosh diçka të tillë dhe të mbetesh po njësoj. Unë mund të ndihesha keq për veten time. Mund  të fajësoja Zotin, e ndoshta edhe të filloja të pija. Por, unë vendosa të bëja diçka me jetën time.”

Në moshën 21 vjeçare, Cole mori vendimin që të nderonte Steve dhe Matt. Ai do të jetonte  një jetë të perëndishme. Së pari, filloi që të ndante dëshminë e tij me kishat dhe shkollat. Më pas u bë lideri i të rinjve në Kishë.

Ai tha” Unë u zotova mbi jetët e miqve të mi.Nëse  do të ndjeja se Perëndia po më thërriste që të bëja diçka,  nuk do ta lija këtë mundësi të më ikte kot.”

Cole, njësoj si Pali,tani thotë “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua” ( Galatasit 2:20)

Nuk e di çfarë ka rezervuar Perëndia për të ardhmen e Cole. Por, kur Perëndia ndërhyn në jetën e një personi, kjo ndodh për një qëllim. A ka qenë Ai duke të folur?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI