Nga:

4 Hapa për një Rutinë të Perëndishme Mëngjesi

Busy MomPër pjesën më të madhe të familjeve, mëngjeset janë pjesa më e ngarkuar e ditës.  Të bësh gati fëmijët për në kopësht, apo në shkollë duket ndonjëherë si  një nga punët më të vështira në botë. Dhe  shumica e prindërve e bëjnë këtë për çdo ditë.   Në mes të ngutjes dhe nxitimit tonë në mëngjes, ne mund të harrojmë se si ta fillojmë ditën mirë. Koha e lutjes zëvendësohet me përpjekjet për të pastruar drithërat që kanë rënë përtokë, ose me kërkimin e këpucëve që nuk gjenden kund. Në vend të muzikës së adhurimit mund të dëgjohen ulërima  “mami”, që vijnë nga cepi tjetër i shtëpisë. Në vend të një bisede të ëmbël, ne përsërisim edhe njëherë aktivitetet që duhet të kryejmë gjatë ditës. Dhe shpesh, që përpara se të mbërrijmë në  punë ndihemi të lodhur. Ku na shkoi mëngjesi?  Si prindër, nuk mund të anashkalojmë rëndësinë e një rutine të perëndishme të mëngjesit. Ja se cilat janë disa nga arsyet:

1.Një rutinë e perëndishme në mëngjes, bën që dita  jonë dhe e fëmijëve tanë të nis ashtu siç duhet. Kjo të shtyn të sillesh si  fitimtar  edhe kur një koleg të bën padrejtësi, kur një fëmijë ngacmon me fjalë fëmijën tënd, ose  kur përballesh me vështirësi të ndryshme. Do të shohësh se kur ke vendosur zemrën dhe mendjen tek Zoti në fillim, kjo do të ndryshojë mënyrën se si ti dhe familja jote do të trajtoni ditën. Kjo kohë që kalon bashkë me Jezusin është një investim në ditën tënde që do të bëj të korrësh fryte  më shumë se çdo gjë tjetër që bën.

2.Kjo është mundësia që ke për t’i dhënë një shembull fëmijës tënd.  Një ditë ata do të jenë të pavarur dhe kjo kohë nuk do të jetë më.  Bëni më të mirën për sa kohë i keni afër jush. Le të jenë fëmijë që nesër do të jenë falenderues për modelin që u dha formë atyre që në moshë të hershme duke ndjekur marrëdhënien me Perëndinë.  Si prind, ti mund të drejtosh fëmijët e tu në disa zakone që ata do t’i ndjekin kur  të rriten.  Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme.

3.Mëngjesi i kaluar siç duhet na jep mundësi që të lidhemi si familje. Kjo është një kohë kur mund të lidhemi personalisht, përpara se të shkojmë gjithsecili në drejtime të ndryshme.  Këto janë momente të ëmbla që mund t’u gëzohemi. Dhe do t’i mbajmë mend në vitet që vijnë.

 

bible 1031288 960 720A.Më së pari përgatit veten tënde.

Koha e devocionit në familje është  e mrekullueshme, por të duhet patjetër kohë personale devocioni me Perëndinë. Kjo do të thotë që të ngrihesh pak më herët, ndoshta përpara se të zgjohen fëmijët. Kjo do të vlejë. Vendos alarmin e orës 30 minuta me herët , merr një filxhan me kafe dhe ulu në cepin e preferuar në shtëpi me Biblën tënde.

Të përgatisësh zemrën tënde që të lidhet me Perëndinë,do të ndihmojë që të ushqesh frytet e Frymës brenda vetes tënde dhe të ecësh përgjatë ditës me Fuqinë e Tij, dhe jo me fuqinë tënde. Do të shohësh se mëngjeset do të duken më pak kaotike kur ke nisur ditën me Fjalën e Perëndisë.  Kështu investon në zhvillimin tënd frymëror dhe vendos një shembull që fëmijët e tu do të duan të ndjekin.

 

christian musicB.Ndiz pak muzikë adhurimi

Është këndshëm që të keni në sfond muzikë adhurimi qoftë në shtëpi, ose edhe në makinë.  Muzika fton  në shtëpi dëshirën për adhurim dhe fokus tek  Zoti.  Kur shtëpia mbushet me tinguj, duket se një qetësi përshkruan dhomën dhe zemrat e familjarëve të tu.  Patjetër që edhe në mes të trafikut mund të gjesh gjetësi nëse je duke dëgjuar muzikë adhurimi. Na nevojitet më shumë durim në mes të gjithë kaosit ku jetojmë

bible reading in familyC.Leximi i Biblës

Ka disa mënyra se si mund të fusësh edhe leximin e Biblës në rutinën e mëngjesit, por është më e thjeshtë akoma nëse e lëmë atë mbi tavolinën e kuzhinës dhe e marrim gjatë mëngjesit. Ka shumë botime për sa i përket tregimeve nga Bibla për fëmijë, kështu që gjej atë që të duket më i mirë dhe lexoni Biblën së bashku si familje. Lexo një pasazh ose një kapitull, si të funksionojë më mirë. Pastaj diskutoni si familje. Pak gjëra mund të jenë aq ndërtuese sa është biseda mbi Fjalën e Zotit.

Nga ana tjetër kjo është një mundësi shumë e mirë për të mbajtur mend përmendesh Shkrimin. Mund të zgjedhësh një varg në javë që ta mbash mend përmendësh.  Fjala e Zotit nuk kthehet bosh, dhe patjetër që ja vlen të memorizohet nga fëmijët tuaj.  Vargje që janë memorizuar vite më përpara  do të dalin në sipërfaqe në momentin e duhur duke sjellë kështu rritje të vazhdueshme frymërore.

praying over mealD.Lutja në familje

Përmbylleni kohën që keni kaluar së bashku në tavolinën e mëngjesit me lutjen në familje. Të gjithë mund të ndajnë kërkesat që kanë dhe pastaj lutuni për njëri-tjetrin dhe për ditën.

Disa njerëz i shkruajnë të gjitha kërkesat e lutjeve që kanë në një copë letër dhe i ngjisin mbi frigorifer.  Ndërkohë që lutjet plotësohen, ata shënojnë lutjet që kanë marrë përgjigje dhe lista nuk largohet prej vendit të saj, deri kur çdo lutje të shënohet si një lutje që ka marrë përgjigje. Kjo shërben si një kujtesë që të vazhdojmë të lutemi për të gjitha kërkesat tona që nuk kanë marrë përgjigje dhe të gëzohemi për lutjet që Zoti na është përgjigjur.

people 2604831 960 720E.Lutuni për njëri –tjetrin.

Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë. (Romakët 12:15). Një familje që lutet bashkë është një familje e cila lidhet bashkë. Vitet tuaja në shtëpi më fëmijët janë të shkurtra. Merr maksimumin prej tyre duke dhënë një shembull të perëndishëm dhe ide se si fëmijët ta jetojnë me qëllim jetën e tyre.  Çdo mëngjes që investohet  në Mbretërinë  e Perëndisë, është një kohë e shpenzuar mirë. Mund ta konsideroni si një kohë që shërben për të mbjellë dhe do ta shihni sesi e gjithë kjo kohë do të bëjë të mundur që të korrni shpërblime një ditë për veten dhe familjen tuaj.

Burimi:  brittanyrust.com

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI