Kur jemi fëmijë duam të rritemi.  Komediani George Carlin, thotë se kur je më pak se 10 vjeç, dëshiron aq shumë të rritesh, sa që edhe moshën e thua me përpikëri.

 “ Sa vjeç je?” “Unë jam 4 vjeç e gjysmë!” Asnjëherë nuk mendon të thuash unë jam 36 vjeç e gjysmë. Por ama të pëlqen të thuash 4 vjeç e gjysmë, duke shkuar për pesë.

Kur të pyesin në adoleshencë  “ Sa vjeç je?” ti përgjigjesh “Për pak shkoj 16 vjeç!” Në ditën më të bukur të jetës tënde  ti bëhesh 21 vjeç.

Pastaj shkon 30. Mund të pyesësh veten , çfarë ndodhi? Kjo nuk të pëlqen dhe aq.  Ti bëhesh 21vjeç, pastaj 30, e sheh veten tënde që je duke shkuar rreth të 40-ave.  Mbase dëshiron që të ndalesh ,sepse e sheh si vrapon koha. Përpara se ta kuptosh edhe vetë mbërrin në të  50-tat.  Prit. Arrin të bëhesh edhe 60. Nuk e kishe menduar se do të shkoje aq!

Ti bëhesh 21 vjeç, mbush 30, shkon në të 40, mbërrin 50 dhe ja del të mbushësh edhe 60 vjeç. Koha ka kaluar kaq  shpejt!  Ti as nuk e kupton kur bëhesh 70! Shpejt shkon në të 80-tat. E në të 90-tat, e fillon numërimin mbrapsht.

Pastaj ndodh diçka e çuditshme. Nëse ja del që të jetosh mbi 100 vjet, bëhesh njësoj si një fëmijë i vogël. “Unë jam 100 vjeç e gjysmë!”

Bibla thotë se mbreti Izraelit, Davidi, “vdiq shumë plak, , i ngopur me ditë, me pasuri dhe lavdi.” ( 1 e Kronikave 29:28). Edhe pse ai nuk ishte i përsosur, Zoti e quajti atë “një njeri pas zemrës së tij” ( 1 e  Samuelit 13:14) Kjo është arritje. Një jetë që i pëlqen Zotit!

Zoti ju dhëntë një jetë të gjatë, që  i jep Atij lavdi!

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI