Të gjithë njerëzit do t’i japin llogari për jetën e tyre Jezusit, por ata që besojnë në emrin e Tij nuk do të dënohen.
Kushdo që ka qenë në sallën e gjyqit e di shumë mirë se çfarë atmosfere autoriteti dhe frike përcjell gjyqtari kur futet në sallë. Një ditë, të gjithë do të përballen me Gjykatësin e fundit—Zotin Jezu Krisht. Kur t’i afrohemi Atij, do të qëndrojmë përpara Atij që është krejtësisht i drejtë dhe i shenjtë. Ai është i paanshëm dhe do të marrë vendimin përfundimtar. Standardi i tij për drejtësinë është e vërteta, jo opinioni.
Jezusi, të cilit i është dhënë kjo përgjegjësi nga Ati i Tij qiellor, është i përsosur për këtë pozicion: Ai mund të simpatizohet me dobësitë tona dhe i kupton tundimet tona, sepse edhe Ai vetë vuajti dhe u tundua– por nuk mëkatoi kurrë (Hebrenjve 4:15).
Bibla na mëson se edhe pse besimtarët nuk do të dënohen në ditën e gjykimit, prapë së prapë do të qëndrojnë përpara Krishtit për të dhënë llogari për jetën e tyre (Romakëve 14:10-12). Qëllimi i tij nuk është të ndëshkojë, por të vlerësojë dhe shpërblejë veprat e tyre të mira.
Çfarë ngushëllimi kemi kur e dimë se Gjykatësi është gjithashtu Shpëtimtari ynë, i cili na deshi aq sa vdiq për ne. Krishti është për ne, jo kundër nesh. Le të jetë ky motivi ynë për të jetuar një jetë për Atë që na ka çliruar nga frika e ndëshkimit (1 Gjonit 4:16-18).