Ruslan Kukharchuk nga Ukraina, themelues i organizatës “ Novo Media” tregon: Kishte më shumë dhimbje dhe tmerr në ato 72 orë sesa në 30 vitet e pavarësisë sonë. Heroizëm dhe bema në të njëjtën kohë. Deri më tani janë shkatërruar 14 avionë rusë, 8 helikopterë, 102 tanke, më shumë se 500 ACV, 15 topa të llojeve të ndryshme dhe një BUK. Dhe këto shifra ndryshojnë nga ora në orë. Dhe pjesa më dramatike… Më shumë se 3500 ushtarë rusë janë asgjesuar në Ukrainë gjatë këtyre tre ditëve.
Dhe kanë qënë ushtarë të të gjitha kategorive, trupat e specializuara, njerëz të thjeshtë si dhe trupa të OMON-it dhe Rosgvardian. Si ushtarë edhe oficerë, janë kapur rreth 200 robër. Si ushtarë, ashtu edhe oficerë, përfshirë nënkolonelë. Aktualisht po ushqehen, trajtohen mirë dhe plani është t’ua kthejnë familjeve të tyre. Në tre ditë populli ukrainas ka mundur më shumë pushtues rusë se sa humbi i gjithë Bashkimi Sovjetik në katër vite luftë në Afganistan.
Dhe më shumë se sa Rusia humbi në tetë vite luftë në Siri. Dhe e gjitha kjo – në tre ditë. Dhe gjithçka sepse në Ukrainë nuk është ushtria ajo që është në luftë – janë njerëzit ata që po luftojnë në Ukrainë. Sepse tani ushtria dhe populli janë bërë një, si një trup i vetëm. Dhe ky popull ka një motiv të qartë. Ose e thënë më saktë: të mbrojnë tokën e tyre mëmë, të shpëtojnë shtëpitë e tyre, dhe të dëbojnë pushtuesit. Dhe gjithashtu… 73% e elektoratit kanë votuar për presidentin aktual të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me zgjedhje krejtësisht të ndershme.
Tani britanikët dhe amerikanët po i ofrojnë atij, evakuimin mes një sulmi aktiv në Kiev. Por ai refuzoi largimin nga vendi dhe kërkon armatim më të mirë. Mendoj se nuk gaboj shumë kur them se 99 % e popullsisë e nbështet Komandantin e Përgjithshëm actual të Ukrainës. E njëjta gjë vlen dhe për forcat e armatosura. Duke parë se çfarë po ndodh, popullsia civile e Ukrainës po përballet me: tmerr (nga mizoria e çmendur e pushtuesve rusë) dhe kënaqësi (nga veprimet e udhëheqjes së lartë të Ukrainës dhe forcave të saj të armatosura).
Nuk mund të parashikojmë rezultatin përfundimtar. Por një gjë mund ta themi me siguri: e vërteta është për ne, dhe heronjtë janë me ne. Ruslan Kukharchuk nga Ukraina, themelues i organizatës “ Novo Media”.