Sot, kur Rusia filloi sulmet mbi Ukrainën, duke përparuar drejt Kievit, një kishë -shtëpi baptiste u shkatërrua dhe pjesëmarrësit e një seminari u tronditën nga shpërthimet aty pranë. Burimet lokale i raportuan CT, se asnjë kishë apo ndërtesë e krishterë nuk ishte sulmuar deri më tani. Presidenti Vladimir Putin njoftoi se pikësynimi i tij ishin vetëm bazat ushtarake. Ai pohoi gjithashtu se Ukraina nuk ekziston fare si një komb i vërtetë. Igor Bandura, nënkryetar i Unionit Baptist, organizata më e madhe protestante në Ukrainë, raporton për dëme në një shtëpi -kishë Baptiste në Donetsk gjatë një takimi në Zoom me 25 bashkëbesimtarët e tij rajonalë.
Edhe një mungesë tjetër. Në vijën e frontit të rajonit lindor të Donbasit, drejtuesi baptist nga territori i pushtuar i Luhansk nuk mundi të na bashkohej. Por nga qyteti i Chasov Yor në vijën e frontit në Donjetskun fqinj – zonë e cila është ende nën kontrollin e qeverisë ukrainase – Bandura ka bërë një vlerësim lokal. “Njerëzit nuk duan të jenë nën kontrollin rus,” tha ai. “Por ata ndihen të pafuqishëm.
Çfarë mund të bëjnë njerëzit e zakonshëm?” Lutuni. Dhe qëndroni të qetë. Ky ishte mesazhi i dhënë nga Këshilli i Kishave dhe Organizatave Fetare të Ukrainës (UCCRO), një ditë pasi apeli i tij drejtuar Putinit nuk mori përgjigje. Udhëheqësi i Kishës së Ukrainës ftoi drejtuesit e krishterë të lexonin së bashku Psalmin 31. “Ju lutemi qëndroni të qetë, mos u dorëzoni, mos u frikësoni dhe respektoni urdhrat e autoriteteve shtetërore dhe ushtarake të Ukrainës”, thuhet në UCCRO. “E vërteta dhe komuniteti ndërkombëtar janë në anën e Ukrainës.
Ne besojmë se e mira do të fitojë, me ndihmën e Zotit.” Mijëra ukrainas u larguan drejt perëndimit ndërsa raketat ruse goditën objektiva të caktuara në të gjithë vendin. Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës raportoi qindra raste sulmesh. Presidenti Volodymyr Zelenski njoftoi nëpërmjet një videoje vetëm fare pak pas mesnate se 137 ukrainas vdiqën gjatë ditës së parë të pushtimit. “Ata po vrasin njerëz dhe po i transformojnë qytetet tona paqësore në objektiva ushtarake,” tha ai, sipas The Neëw York Times. “Kjo është barbaritet dhe nuk do të falet kurrë.” Valentin Siniy, president i Institutit të Krishterë Tavriski (TCI) në Kherson, rreth 50 milje larg Krimesë, iu desh të anullonte seminarin biblikë ndërsa helikopterët rusë sulmonin objektivat lokale.
“Shumica e pastorëve të vjetër të kishave qëndruan në qytetete tyre. Por evakuan të rinjtë,” tha ai për CT. “Blemë një furgon me 20 vende për të evakuar njerëzit. Rreth 30 persona janë strehuar në një vend të sigurt, në Ukrainën perëndimore. Rreth 40 të tjerë po lëvizin drejt perëndimit me automjete që janë në gjendje të amortizuar.” Ndërkohë kisha e tij ka hapur bodrumin për të strehuar fqinjët që jetojnë në ndërtesa shumëkatëshe. “Unë dhe të gjithë drejtuesit po qëndrojmë në Kiev,” tha Yuriy Kulakevych, drejtor i punëve të jashtme të Kishës Pentekostale të Ukrainës. “Dhe vazhdojmë të ndërmjetësojmë, flasim me njerëzit për ti qetësuar dhe për t’u ardhur në ndihmë atyre në nevojë.” 145 milje në jug të Ukrainës,në Kamyanka, Vadym Kulynchenko nga Kisha Trashëgimia jonë raportoi se kisha ka hapur dyert për refugjatët nga lindja.
Do të sigurohet strehim i përkohshëm dhe nevojat bazë si ushqime, ilaçe, karburant, produkte higjienike dhe dyshekë me ajër. Tre bombat goditën tre qendra infrastrukturore në qytetin e tij. “Ju lutemi lutuni për besimtarët në vend, siguri për njerëzit tanë dhe të tregojmë bujari me njëri tjetrin,” shtoi Kulynchenko. “Dhe gjithashtu për dallim, pasi ka shumë lajme të rreme.” Seminari Teologjik i Kievit (KTS) kishte nxjerrë komë më parë një paralajmërim të përgjithshëm. “Shtimi i panikut përmes përhapjes së informacioneve të rreme manipuluese është pikërisht ajo që kërkon armiku”, shkroi të martën një professor i dëgjuar.
“Kjo luftë nuk është vetëm për territoret tona, por shpirtin dhe mendjen tonë.” Të enjten, KTS citoi Isaian 41:10 duke u kërkuar besimtarëve nëpërmjet Facebook-ut të mos frikësohen, por të kujtojnë sa herë Zoti e përmend në Fjalën e Tij ‘mos ki frikë’.” Seminari nxorri në pah se frika con në paralizë, ndërsa lutja , besimi te Perëndia dhe dashuria për të afërmin të japin forcë. Me një “zemër hekuri”, Taras Dyatlik u shkroi mbështetësve të shkollës teologjike të luten për nevojat me të cilat përballen aktualisht drejtuesit e Kishës në Ukrainë, duke përfshirë dhe refugjatët që ata vetëkanë strehuar. “Shumë prej tyre po mendojnë për evakuimin e punëtorëve, studentëve nga fakultetet e Ukrainës, por disa të tjerë nuk kanë se ku të shkojnë,” shkroi drejtori rajonal i Këshillit të Jashtëm për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Ai kërkoi lutje për familjet, duke përfshirë edhe të tijën, pasi njoftimi i autoriteteve të Ukrainës për mobilizim total do të thotë që shumë studentë, të diplomuar, do të thirren për të shërbyer në ushtri dhe për të marrë pjesë në luftime”. Ndaj ai kërkoi lutje për bashkëshortet e udhëheqësve meshkuj. Meqenëse të gjithë burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen më të largohen nga vendi, ai tha se shumë gra po qëndrojnë gjithashtu. “Sot fola me gruan time për largimin nga Ukraina,” shkroi Dyatlik. “por ajo menjëherë refuzoi dhe më tha: “do të rri me ty deri në fund”. Studentët në Seminarin Teologjik Ungjillor të Ukrainës (UETS) jashtë Kievit u udhëzuan të strehoheshin në vend teksa ushtria luftonte në një aeroport aty pranë, sipas drejtorit të shërbimit të gjuhës angleze të shkollës, Josh Tokar. Studentët janë të frikësuar, por jo në panik, tha ai.
Presidenti i seminarit dërgoi një mesazh nga Psalmi 27:1 “Zoti është drita ime dhe shpëtimi im – nga kush do të kem frikë?” Bandura nuk iu bashkua thirrjes për qetësi. “Kush je ti që thua se kombi ynë nuk ekziston?” tha ai për retorikën e Putinit. “E vërteta është me ne dhe Zoti është me ne. Ne duam të jetojmë në paqe, por nëse Rusia dëshiron të na marrë kombin, le të luftojmë”. Edhe pse disa ukrainas mbajnë anën e Rusinsë, tha ai, gjysma e popullsisë është gati të mbrojë vetë kombin e saj. Kemi parë foto të gjysheve të armatosura.
Një sondazh i fundit i CNN, ndërkohë, zbuloi se 13 për qind e ukrainasve ishin në favor të përdorimit të forcës nga Rusia për të ribashkuar dy kombet. Vetëm 36 për qind e rusëve ishin pro kësaj dhune. (73 përqind dhe 43 përqind ishin kundër.) Aleanca Ungjillore Ruse (REA) mbështeti thirrjen e UCCRO-së për negociata paqebërëse. “Të gjithë të krishterët ungjillorë luten çdo ditë dhe i kërkojnë të Plotfuqishmit që t’u japë urtësi,” tha Vladimir Vlasenko, sekretari i përgjithshëm i REA, “për të ruajtur paqen e brishtë dhe për të mos zhytur vendet tona në një konflikt më të thellë vëllavrasës”. “Ne nuk shohim asnjë justifikim për këto veprime dhe jemi thellësisht të shqetësuar për vdeekjet , shkatërrimet, kaosin dhe mjerimin që do të mbulojë këtë vend,” tha Thomas Bucher, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Ungjillore Evropiane, sipas Evangelical Focus. “Pushtimi i Ukrainës është i pajustifikuar dhe i paprovokuar”, tha ai. “Është pretenduar se sulmi është i nevojshëm për të mbrojtur rusët etnikë brenda Ukrainës dhe për të frenuar kërcënimet ë Ukrainës ndaj Rusisë.
Por asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. Egjithë kjo fatkeqësi është provokuar nga Presidenti Putin për qëllime më të gjera gjeopolitike.” Në Rivne në Ukrainën perëndimore, zyrtarët lokalë urdhëruan që të gjitha kishat të qëndrojnë të hapura, dhe drejtuesit të kordinojnë grupet e ndihmës së popullsisë si dhe pajisjeve ushtarake sipas nevojës. Shumë ukrainas po bëjnë cfarë të munden. “Lutja jonë sot është që të bëhet vullneti i Zotit në Tokë ashtu siç është në Qiell”, tha Siniy. “Ndaj inkurajoj gjithë stafin tim dhe udhëheqësit e tjerë të krishterë që misioni ynë të mbetet i njëjtë edhe nëse do na duhet të ndryshojmë gjeografinë.” Stafi i New Life Radio ( RadioJetë e Re) në Odessa, në bregun e Detit të Zi, panë raketat të kalonin pranë shtëpive të tyre.
Ata i thanë Evangelical Focus( Fokusit të Krishterë) se po ndërmarrin veprime për të fshehur pajisjet dhe për të bërë të mundur transmetimin, në rast se stacioni bastiset në një të ardhme të afërt. Vasyl Ostryi, pastor i Kishës Biblike Irpin, 18 milje në veriperëndim të Kievit dhe profesor i shërbesës së të rinjëve në KTS, ka vendosur të qëndrojë. “Kur kjo të përfundojë, qytetarët e Kievit do të kujtojnë se si të krishterët kanë reaguar në kohë nevoje,” shkroi ai për Koalicionin e Ungjillit. “Ne do t’i strehojmë të dobëtit, do t’u shërbejmë atyre që vuajnë dhe do ti mjekojmë. Në cdo gje që do bëjmë, do u ofrojmë shpresën e palëkundur të Krishtit dhe ungjillit të tij.” YouVersion ka vënë re një rritje midis përdoruesve ukrainas dhe rusë të aplikacionit të tij të njohur Bibla gjatë tre javëve të fundit: kërkimet e vargjeve per friken u rritën me 11 përqind; ndërsa ato për paqe me 44 për qind.
“Në fillim të 2022 botuam shumë Bibla dhe edhe pse jemi në muajin e dytë të vitit dhe stoku në magazinë pothuajse është zhdukur,” tha për Eternity Neës, Anatoliy Raychynets, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Shoqatës Biblike të Ukrainës, pak para pushtimit. “Në kishat tona – qofshin ato ortodokse, katolike, protestante apo ungjillore – ka më shumë njerëz të rinj. Jo vetëm të dielave apo të shtunave, por edhe gjatë javës”, tha ai për shërbimin e lajmeve të Shoqërisë Biblike Australiane. «Edhe në studimet biblike kemi të rinj të cilët duan të luten, të dëgjojnë diçka që sjell shpresë ose ngushëllim.” Rick Perhai, drejtor i masterave në KTS, tha se kisha ndërkombëtare që ai drejton në Kiev ka rekomanduar qëtë mblidhen këtë të djelë dhe të adhurojnë së bashku. Disa nga anëtarët e tyre emigrantë janë larguar; e të tjerët duan të qëndrojnë dhe t’i bashkohen luftës. Ai thekson se ndërsa armiku po kërkon të shkatërrojë Ukrainën ,të krishterët e saj po cojnë ungjillin në kombet përreth. Megjithatë, ai po lutet për rusët, që të pendohen para Zotit.
Por edhe kërkesa e tij nuk është e përshtatshme. “Lutuni që kombi i Rusisë të lodhet nga ofendimet e pafundme të tiranëve të tyre brenda dhe jashtë vendit,” tha Perhai, “dhe që të largohen”. Dyatlik gjithashtu kërkoi lutje për “të vërtetën”, duke përmendur të gjitha “perspektivat” në media. “Ne nuk kemi kërkuar luftë. Kremlini dhe Vladimir Putin e sollën luftën në Ukrainë. … dhe ka një ndëshkim moral për akte barbare të tilla”, shkruante pedagogu teologjik. “Këto akte janë të përmendura edhe në Bibël. Ju lutemi lutuni për aftësinë dalluese shpirtërore rreth këtyre gjërave.” Dyatlik e mbylli letrën e tij të lutjes me kërkesa për besimtarët ukrainas dhe rusë: Ju lutemi, lutuni për të krishterët rusë që ata ngrejnë zërin e tyre ndaj qeverisë ruse për të ndaluar agresionin; që ata nuk do të heshtin; dhe lutuni edhe për qeveritë perëndimore, të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
Së fundi, ju lutemi lutuni për të krishterët ukrainas, që ne të shërbejmë dhe të jetojmë si komunitet që shpërndan dashurinë e Perëndisë; që gjatë këtyre kohëve të tmerrshme do të ftojmë gjithnjë e më shumë njerëz të njohin Perëndinë dhe ti bashkohen Kishës, si një komunitet plot dashuri, shpresë, inkurajim, mbështetje; që mendjet dhe karakteret tona do të transformohen në karakterin e Jezu Krishtit. Vendet perëndimore e kanë dënuar ashpër Putinin dhe kanë përgatitur sanksione. Qarkulluan raporte për rusët që rreshtoheshin në ATM për të tërhequr paratë e tyre, nga frika se vendi do të shkëputej nga sistemi bankar ndërkombëtar.
Ndërkohë në Donjetsk, ku 25 ekipe misionare kanë punuar për të ngritur kishat, ka radhë të gjata për furnizim me karburant prej pesë gallonash. Raftet e marketeve janë të zbrazura dhe qytetarët kanë grumbulluar ushqimet në rast nevoje.
Bandura kërkon dy kërkesa lutjeje. “Që Zoti të ndalojë Rusinë të mos sulmojë më,” tha ai. “Dhe për paqe për t’u përgjigjur armikut sic Krishti do bënte dhe jo nga urrejtja jonë njerëzore.”
Marre nga gazeta CT Christian Today.