“ Ju, burra, t`i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,” shkroi apostulli Pal. ( Efesianët 5:25) Zonja, kjo është dashuri shumë e madhe. Unë mendoj se është absolutisht e mjaftueshme, qëçdo grua të jetë e lumtur. Një djalë i ri erdhi tek pastorii tij dhe i tha se kishte frikë mos binte në idhujtari dhe kjo nuk do t’i pëlqente Zotit. “ Kam frikë se e dua shumë gruan time, “ tha ai. “ Unë po e vendos atë në një nivel shumë të lartë dhe Zotit nuk i pëlqen kjo gjë.”
“A e do ti atë më shumë seç donte Krishti kishën?” e pyeti pastori. “ Nuk mendoj kështu,” u përgjigj ai.
“Epo, ky është limiti yt. Nuk mund të shkosh përtej këtij limiti”
Më pëlqejnë udhëzimet që jep Bibla për burrat në lidhje me nevojat qëkanëgratë e tyre. Kini parasysh që këto këshilla janë dhënë në një kohë kur shoqëria i trajtonte gratë si prona dhe ato kishin shumë pak të drejta. Tek Kolosianët 3:19, Pali shkruan, “Ju bashkëshortë, t’i doni bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.”
Vini re se në këtë varg të thjeshtë Pali nënvizon dy nevoja të rëndësishme që gratë kanë: së pari- të jenë të dashura nga burrat. Dua të them, vërtetë të dashura! Së dyti, ato kanë pikë të dobët butësinë. Në fakt, të dyja këto karakteristika vijnë nga vetë Zoti. Kush është mëi dashur dhe mëi butë me ne se vetë Perëndia? Kur një burrë po tregohet i dashur dhe i butë më gruan e tij, ai është duke pasqyruar karakterin e Perëndisë.
Nëse je burrë, ndoshta nuk mendon se butësia është shumë mashkullore. Por nëse do pyesje një grua, ajo do të thoshte menjëherë se është kështu. Asgjë nuk e largon më shumë një grua se sa ashpërsia, e përkundrazi, asgjë nuk e prek më shumë zemrën e saj se butësia. Të jesh i butë dhe i dashur me një grua, përfaqëson për të një fuqi e cila është nën kontroll, e ajo ndihet e sigurt se ti do të plotësosh nevojat e saj. Po, burra, nuk duhet të shqetësoheni se po e dashuroni shumë gruan tuaj- vetëm nëse e doni atë më shumë se Krishti deshi kishën. Ashtu siç Solomoni tha “Gëzohu me nusen e rinisë sate.” ( Fjalët e Urta 5:18)