Rrugët e njeriut!

Fjalët e urta kapitulli 16, vargu 9, thotë: “Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.”

Sa fjalë e mrekullueshme! Të planifikojmë rrugën tonë, është e drejtë, në njëfarë mënyre. Ne shohim përgjatë Librit të Fjalëve të urta, se është urtësi të mendosh për rrugët e tua. Vetëm dy vargje para këtij, flitet për rrugët e njeriut dhe thuhet se duhet ta kënaqin Zotin. Kështu, ne duhet të planifikojmë të jetojmë në një mënyrë, që i pëlqen Perëndisë dhe të bëjmë plane në jetën tonë, sipas Tij.

Në të njëjtën kohë, ne duhet ta bëjmë këtë me shumë përulësi dhe të kuptojmë se, është Perëndia Ai që drejton hapat tanë. Është Zoti ai që udhëheq dhe udhëzon, dhe drejton, detajet finale të jetës sonë.

 Kështu, këtu ka një pamje të planifikimit me përulësi, të punës së zellshme dhe programimit për të nderuar Perëndinë në këtë, apo në atë zonë të jetës sonë. Në të njëjtën kohë, duhet të kuptojmë që Perëndia mund t’u ridrejtojë planet tona, në cdo moment.

Ai mund t’i ridrejtojë hapat tanë. Ai mund të bëjë gjëra që ne jo gjithmonë i kuptojmë, por Ai është I vetmi që drejton hapat tanë. Kështu, kjo na bën të themi: “Oh, Perëndi, ne duam që planet tona të jenë në të njëjtën linjë me planet e Tua.” “Sepse ne e dimë se Ti ke plane të mira për jetën tonë. Ajo që Ti ke paracaktuar për ne, është e mirë dhe e drejtë, dhe e pëlqyeshme për Ty dhe e mirë për ne. Ne e dimë, ne besojmë se “Ti i bën të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë, për ata që të duan Ty dhe janë thirrur sipas qëllimit Tënd.”

Kështu, ne themi njëzëri se i besojmë planit Tënd. Ne lutemi që Ti t’i drejtosh hapat tanë sipas planeve të Tua dhe rregullojë planin Tënd, sa herë të jetë e nevojshme.

 Po mendoj për situatat e panumërta të jetës së secilit prej nesh, ndërsa po lutem për këtë. Kur mendojmë për planet që ne vetë kemi për jetën tonë dhe për mënyrat se si Ti mund t’i ridrejtosh ato plane, është mirë të dimë se Ti e mban në duar kohën tonë, që planet e Tua për ne, janë plane të mira, jo plane të së keqes, për të na dhënë një të ardhme dhe një shpresë, ashtu sic Ti thua tek Jeremia.

Ne të falenderojmë që drejton hapat tanë në një mënyrë që ne e dimë, e besojmë, jemi të sigurt, se do të jetë më e mira për ne dhe lutemi: “Oh Perëndi, ne do të të lavdërojmë Ty.” Kështu, ne të besojmë Ty jetën tonë sot. Ne planifikojmë rrugët tona në zemër dhe në të njëtën kohë, besojmë se Ti do të drejtosh hapat tanë. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI