Kjo jetë kërkon guxim!

Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.- 1 e Korintasve 16 : 13

Guximi. Ndoshta e mendoni atë si diçka që u përket heronjve që bëjnë një jetë të jashtëzakonshme. Por të jetosh në këtë botë kaq të pasigurt dhe të jesh ndjekës i Jezusit, kërkon guxim!

Pastori John Beeman ( Xhon Bimën) thekson se kemi nevojë për guxim që të rritemi nga ato që kalojmë në jetë. Duhet guxim për të besuar se Perëndia është i pranishëm në rrethanat tuaja ashtu siç Fjala thotë (Psalmet 16:8, 10:1), kur gjithçka në jetë duket e zymtë dhe shkon keq.

Duhet gjithashtu guxim për të gjetur identitetin tuaj në atë që thotë Zoti, në vend të asaj që thonë të tjerët. Tërheqja e dëshirës për t’u miratuar nga të tjerët është e vështirë të mposhtet pa kërkuar vazhdimisht në Fjalën e Zotit , atë që Zoti thotë se jeni (Gjoni 1:12, 15:15, Efesianëve 1:7).

Por më e vështira akoma, duhet guxim të jesh ai që duhet të jesh kur nuk je aty ku dëshiron të jesh. Je beqar, por dëshiron të martohesh? Duhet guxim për të jetuar rrugën e Perëndisë derisa Ai ta përmbushë atë dëshirë. Jeni i papunë dhe keni nevojë për punë? Duhet guxim për të mos zbukuruar rezymetë tuaja në mënyrë të pandershme.

Ndonjëherë mund të duket sikur është shumë e vështirë për Perëndinë t’ju çojë në vendin që Ai do që ju të jeni. Ai po punon në jetën tuaj dhe do tju japë forcë dhe guxim.

Ja mesazhi i Tij për ju sot: “Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur.” (Ligji i Përtërirë 31:6).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI