Diferenca që bën inkurajimi

Por Jozueu, bir i Nunit, që qëndron para teje, ka për të hyrë; përforcoje, se ai do ta bëjë Izraelin ta zotërojë vendin. – Ligji i Përtërirë 1:38

Ndoshta mund të keni dëgjuar për historinë e trishtueshme të burrit që duke qenë shumë i dekurajuar, u zvarrit deri në anë të  bordurës të një  ndërtese  shumë të lartë dhe po  mendonte të vetëvritej. Një mik, duke e parë dilemën e tij, u afrua duke kërkuar t’i thoshte ndonjë fjalë inkurajimi. Kur e pa shokun e tij atje lart, ai i tha, “ Kam ardhur të të inkurajoj…” “Jo, do hidhem. Mos u mundo kot.” “ Përpara se të bësh diçka të dhunshme, le të flasim më parë mbi këtë,” i tha shoku i tij. Dhe kështu bënë.

Asnjëherë mos e nënvlerëso fuqinë e influencës që ti ke tek të tjerët dhe potencialin që ke për të inkurajuar një person tjetër që të bëjë gjënë  e duhur. Inkurajimi, i thënë me fjalë të thjeshta është akti i të dhënit kuraje dikujt tjetër. Pavarësisht kësaj, nëse bën një studim të çështjes të inkurajimit, në librin më të mirë e më të dashur që ekziston mbi jetën, Biblën, do të zbulosh se është përdorur disa herë për të përshkruar  njerëz që kanë inkurajuar të tjerët për të bërë të keqen, po ashtu edhe  për ata  që kanë influencuar për mirë tek të tjerët.

Ashtu siç dekurajimi është ngjitës për ata që na rrethojnë, njësoj funksionon edhe një falë inkurajimi pasi ajo rigjallëron shpirtin dhe shpërndahet edhe tek të tjerët. Ti mund ta mendosh veten tënde si një dritë në një zonë krejt të errët, kjo zonë mund të jetë një zyrë apo një dyqan.  Nëse ke menduar që të japësh dorëheqjen e të shkosh diku ku nuk ka kaq shumë njerëz të zymtë, mbaj mend, Perëndia mund të të ketë vendosur pikërisht aty që të jesh një inkurajim për ata që nuk janë shumë të fortë.

Vetëm përjetësia do të zbulojë se sa e rëndësishme ka qenë një fjalë inkurajimi për një person në të gjithë shtrirjen e historisë.  Ne e dimë nga të dhënat e regjistruara në Bibël, se të paktën dy herë, lideri  i madh i  popullit të Zotit, Moisiu, u ngarkua nga Perëndia që të inkurajonte Jozeun.

 ( Ligji i Përtërirë1:38;  3:28)  Kur Isaia shkroi pasazhin profetik, ku tregonte mbi rindërtimin e tempullit, ai përshkruante atë që do të ndodhte me këto fjalë” Secili ndihmon shokun e tij dhe i thotë vëllait të tij: “Kurajë”. Farkëtari i jep zemër argjendarit dhe ai që i jep dorën e fundit punës me çekiç i jep zemër atij që i bie kudhrës dhe thotë për saldaturën: “Mirë është” dhe e përforcon me gozhda që të mos lëvizë. ( Isaia 41:6-7)

E ja tek shfaqet pastaj Barnabas, një figurë jo shumë e njohur në historinë e kishës, por që luajti një rol të mrekullueshëm në jetën e Apostullit Pal. Në të vërtetë, Barnabas, fermeri nga ishulli i Kretës, ishte burri që zbuloi Apostullin Pal. Ishte ai besoi në zemrën e Palit kur të gjithë të tjerët dyshuan mbi sinqeritetin e tij. Barnabas jo vetëm që e çoi Palin në këshillin e pleqve në Jeruzalem, por ishte po ai që më vonë e inkurajoi çadra bërësin që të hiqte dorë nga puna e tij dhe të niste t’i shërbente Zotit.

Ashtu siç  e përmenda në fillim , shumë njerëz janë në limitet e tyre e janë të dekurajuar, duke pyetur se çfarë duhet të  bëjnë. Ndoshta ti je një ndër ta. Duket sikur rreth e rrotull nuk është askush i gatshëm që të japë një fjalë inkurajimi. Atëherë çfarë të bësh? Mund të bësh atë që  Davidi, mbreti i Izraelit bëri dikur. Ai e gjeti veten në situatën më të vështirë. Qyteti i tij ishte shkatërruar me zjarr. Familja e tij ishte marrë peng nga armiqtë. Vetë ushtarët e tij ishin gati që të ktheheshin kundër tij dhe ta vrisnin atë. Tek 1 e Samuelit 30:6 thuhet  “Davidi ishte shqetësuar shumë se njerëzit flisnin për ta vrarë atë me gurë, sepse të gjithë e kishin shpirtin të trishtuar për shkak të bijve dhe të bijave të tyre; por Davidi u forcua tek Zoti, Perëndia i tij.

Fraza e fundit është përgjigja e vetme. Davidi u forcua tek Zoti. Mbaje mend këtë kur të ndihesh sikur do të thuash “  Boll me këtë botë. Dua që të iki prej këtej.”Pikëpamja që kemi parashtruar më lartë, i zbeh rrethanat që mund të jenë duke na trishtuar. Falendero Zotin për fuqinë e inkurajimit të Tij.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI