Çdo ditë është një ditë e re!

Kjo është dita që Zoti ka bërë; lë të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të. – Psalmeve 118:24

Perëndia do që të kemi gëzim në jetën tonë të zakonshme, çdo ditë; edhe në ditët më të këqija.

Kishte kohë në jetën time kur kisha frikë të përballesha me çdo ditë të re. Gjithçka që mund të mendoja kishte të bënte me rrethanat e mia, duke pyetur veten si do të paguanim faturat apo të përfundonim gjithçka që duhej të bënim. Ndonjëherë doja vetëm të mbulohesha dhe të rrija në shtratin tim.

Isha mbërthyer mbas shqetësimit sa po humbisja më të rëndësishmen: Perëndia ka krijuar një ditë të re, dhe Ai e krijoi që unë ta shijoja.

Çdo ditë është e mbushur me gjithë llojet e situatave që mund të na mërzitin, gjëra si humbja e çelësave të makinës apo trafiku i madh. Por mund të zgjidhni të jeni në paqe dhe të keni kontroll në mes tyre. Kur e heqim shqetësimin nga vetja dhe rrethanat, dhe përqëndrohemi tek Perëndia dhe njerëzit që duam, po përqafojmë një sjellje që e ndreon Atë dhe na jep mundësi që ta shikojmë çdo ditë si një dhuratë të re nga Perëndia.

Lutje

Perëndi, faleminderit për dhuraten e çdo dite të re. Në vend që të përqëndrohem tek gjërat që më irritojnë, unë zgjedh të jem në paqe me Ty dhe të gëzoj dhe ngazëlloj në të!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI