Në situata të vështira, shpesh tundohemi të mbështetemi në logjikën dhe forcën tonë, por rruga e Zotit është më e mira.
Sa herë që përballemi me sfidat, ka dy mënyra se si mund të përgjigjemi: rruga e Perëndisë ose rruga jonë. Në pasazhin e sotëm, shohim se çfarë ndodhi kur Moisiu mori gjërat nën kontrollin e tij. Ndonëse motivet e tij ishin të pastra—domethënë lehtësimi i vuajtjeve të populllit të tij—mënyra e tij ishte e gabuar. Moisiu…..
- U fokusua në vështirësitë, në vend të Zotit. Sa shpesh ju dhe unë kemi bërë të njëjtën gjë? Nëse padrejtësia ose dhimbja e një situate na tërheq vëmendjen, do të humbasim fokusin tonë nga Perëndia i gjithëfuqishëm.
- U mbështet në forcën dhe mirëkuptimin e tij. Kur përballemi me një problem, përgjigja më e natyrshme është të bëjmë gjithçka që mundemi për ta rregulluar atë. Mënyra jonë mund të duket kaq logjike në atë kohë, por nuk do t’i përmbushë qëllimet e Perëndisë.
- Veproi në mënyrë impulsive në vend që të priste Zotin. Nëse një situatë duket urgjente, zgjidhja e problemit sa më shpejt të jetë e mundur bëhet prioriteti ynë kryesor.
Edhe ne kemi vepruar njësoj si Moisiu dhe kemi vuajtur pasojat e mbështetjes te vetja. Por Perëndia nuk e hodhi poshtë Moisiun dhe as planin e Tij për të. Në vend të kësaj, Zoti e përsosi karakterin e tij përmes sprovave dhe i dha atij një mundësi tjetër. A nuk mendoni se Ati ynë i dashur do të bëjë të njëjtën gjë edhe për ne?