Kur e prish punën

Fëmijët e Izraelit dëshironin të kishin një mbret, në mënyrë që edhe ata të ishin si popujt që i rrethonin. Në atë kohë ata ishin në teokraci, që është një qeverisje ku Perëndia është në krye dhe vepron si gjykatës për t’i këshilluar. Por tani ata donin një monarki, sepse “të gjithë të tjerët e kishin nga një të tillë.”

Ishte njësoj si të thoshe, “Perëndi, Ti nuk je i mirë mjaftueshëm për ne.” Zoti e plotësoi kërkesën e tyre por tregoi se nuk i pëlqeu aspak, duke dërguar një stuhi me shi e me vetëtima gjatë kohës së të korrave të tyre. Shumë shpejt njerëzit e kuptuan gabimin e tyre. Ata kishin nevojë që Zoti të ishte aty për ta, jo kundër tyre, sepse ata vareshin prej Tij, qoftë edhe për ushqimin që konsumonin. Samueli, gjykatës i tyre në atë kohë, i ndihmoi ata që të rindërtonin marrëdhënien e tyre me Zotin. Ai u tha atyre na jep edhe neve një rrugë për të ndjekur, kur kemi gabuar.

  1. Më së pari prano që ajo që ke bërë është gabim. Ata i thanë Samuelit, “tërë mëkateve tona u kemi shtuar të keqen e kërkimit të një mbreti për ne”. (1 e Samuelit 12:19).
  2. Hapi i dytë: Kthehu me gjithë zemër tek Perëndia, ashtu siç Samueli këshilloi: mos lini së ndjekuri Zotin, por shërbejini Zotit me të gjithë zemrën tuaj.( vargu 20)
  3. Së treti, kupto se kur ti pendohesh, Zoti do të të restaurojë. Samueli tha,” Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir të tij të madh, sepse i pëlqeu Zotit t`ju bëjë popullin e vet. (vargu 22)
  1. Së katërti, lejo personat që janë të rritur në Krishtin që të luten për ty dhe prano udhëzimet e tyre me përulësi.Samueli tha, “Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mëkatoj kundër Zotit duke hequr dorë nga lutjet për ju; përkundrazi, do t`ju tregoj rrugën e mirë dhe të drejtë.” (vargu 23)
  2. Pastaj falëndero Zotin për faljen dhe vendos që prej këtij momenti e në vazhdim do t’i shërbesh Atij. Vetëm kini frikë nga Zoti dhe i shërbeni besnikërisht me gjithë zemër; mbani parasysh gjërat e mëdha që ka bërë për ju.” (vargu 24).

Kur bëjmë gabime të mëdha, nuk është fundi. Në fakt, ky mund të jetë një fillim  i mbarënëse kthehemi plotësisht tek Zoti.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI