Dhe tani, ju që thoni: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë“ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç`është jeta? Është avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.– Jakobi 4:13-14
A mbani në kalendar takimet dhe synimet tuaja? Nëse nuk jeni tip planifikues, ndoshta po mendoni se duhet të jeni. Planet janë parapregatitje, apo jo? Epo, jo gjithmonë. Diçka si pandemia, për shembull, na bën të pyesim a do të ketë një të nesërme apo jo. Dhe e kuptojmë që nuk jemi në kontroll të çdo gjëje.
Zoti ka në kontroll edhe të nesërmen por për ne është më e lehtë kur gjërat shkojnë ashtu siç i kishim planifikuar. Jakobi u kujton besimtarëve se as ata nuk e dinë se çfarë i pret të nesërmen ndaj u tha: “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë“- Jakobi 4:15
Të krishterët e hershëm përjetuan izolim, varfëri dhe shtypje; Jakobi u kujtoi atyre: “Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.” (Jakobi 1:2-3). Jakobi vë në dukje se nëpërmjet sprovave do të bëhemi më të plotësuar dhe të përsosur, pa na munguar asgjë (Jakobi 1:3-4).
Edhe nëse jeta jote mund të jetë një kaos i vërtetë, Zoti është nën kontroll. Vështirësitë e papritura e të paparashikuara, Zoti i përdor për të punuar në ne. Nëse kjo është diçka e re për ty, inkurajohu! Nëse është një rikujtesë për ty, ndajeni dhe me dikë tjetër sot.