Nga:

Merr zemër dhe ji i fortë!

pexels juan mendez 1536619

Megjithëse kemi besim se Zoti ka fuqinë të na çlirojë nga çdo situatë apo rrethanë në jetë, ne shpesh humbasim shpresën ndërsa përpiqemi të gjejmë zgjidhje për problemet tona. Fakti mbetet që pavarësisht përpjekjeve më të vendosura për ta bërë jetën të funksionojë në mënyrë harmonike, ne kemi nevojë për Jezusin.

 

Kur nuk ka shpresë në jetën tonë, ne bëhemi të dëshpëruar dhe fillojmë dhe shqetësohemi sesi do dalim nga situata. Krejt papritur e gjejmë veten të zhytur në keqardhje dhe dëshpërim.

Davidi, i cili e përjetoi gropën e dëshpërimit në më shumë se një rast, e urdhëroi shpirtin e tij të lëvdonte Perëndinë, edhe pse nuk ndihej plot shpresë ose i inkurajuar. Ai shkroi: Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brenda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.(Psalmi 40:5)

Davidi jetoi sikur lavdërimi dhe shpresa të ishin sinonim. Për të, shpresa nuk ishte e mundur pa lavdëruar Zotin. Ai shkroi: “Por unë do të kem shpresë gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.(Psalmi 71:14)

Kur lavdërojmë Zotin, shpresa do të ngrihet brenda nesh. Ne e kuptojmë se, megjithëse situata jonë mund të duket e zymtë, ne nuk jemi pa një Shpëtimtar. Çfarë ndjenje inkurajuese të dish që dikush është i gatshëm jo vetëm për të rregulluar ditën, por edhe për të ndryshuar rrethanat tona.

Ndërsa hapim gojën, fjalët tona le të flasin atë që dimë se është e vërtetë në zemrat tona. Zoti do të dëgjojë lutjet dhe fjalët tona të lavdërimit dhe një ditë do të përmbush premtimin e Tij për të restauruar të gjitha gjërat.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI