Njerëzit që janë në dhimbje, kanë nevojë për paqe. Shumica e atyre që vuajnë nga dhimbjet kronike mendojnë: Nëse do të mund ta hiqja qafe këtë sëmundje, do të kisha paqe. Por paqja nuk varet nga gjendja e mirë shëndetësore.
Edhe pse Jezusi, Princi i Paqes piu nga një kupë e ndryshme vuajtjeje, ia përuli vullnetin e Tij, vullnetit të Atit. Ai dha shembullin duke treguar se si njerëzit që janë në dhimbje duhet të luten . . . “‘Aba, Atë,’ tha ai [Jezusi], ‘çdo gjë për ty është e mundur. Largoje prej meje këtë kupë. Por jo atë që dua unë, por atë që do ti.’” (Marku 14:36)
A vijnë bekime nga mundimet?
Kur përplasesh nga erërat e vështirësive, zemra e cila është e mbrojtur në duart e Perëndisë, ende prodhon një jetë e cila është plot kuptim dhe qëllim.
- Vuajtja e zbut zemrën tënde drejt bindjes ndaj Fjalës së Perëndisë. (Psalmi 119:67)
- Vuajtja e hap zemrën tënde për të të bërë më të mësueshëm. (Psalmi 119:71)
- Vuajtja e zbut zemrën tënde për të të bërë më të dhembshur. (2 Korintasve 1:3–4)
- Vuajtja e forcon zemrën tënde e të bën më të pjekur. (Jakobi 1:2–4)
- Vuajtja e përul zemrën tënde për të mos të të lënë të bëhesh mendjemadh. (2 Korintasve 12:7)
- Vuajtja nxjerr në pah dobësitë e zemrës tënde, në mënyrë që Krishti të jetë forca jote. (2 Korintasve 12:9)
- Vuajtja i jep zemrës tënde një dëshirë për të patur vlera të përjetshme. (Romakëve 8:18)
“Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.”(Jakobi 1:12)
Si të pranojmë të vërtetat e Perëndisë . . .
- Kujto se telashet e tua janë të përkohshme, lavdia jote është e përjetshme. (2 Korintasve 4:16–18)
- Trupi yt fizik është i destinuar që të kalbet. (Zanafilla 3:19)
- Mundimet e tua janë lejuar nga Perëndia që Ai të të mësojë përmes tyre. (Psalmi 119:71)
- Tundimet e tua Perëndia i bën të durueshme. (1 Korintasve 10:13)
- Kur brenda teje banon Fryma e Perëndisë, fryma jote e demoralizuar do të ripërtërihet. (Fjalët e Urta 18:14)
- Vuajtjet e tua bëjnë të mundur që të shikosh Perëndinë. (Jobi 42:5)
- Përmes vuajtjeve, jeta jote po përshtatet me imazhin e Krishtit. (Romakëve 8:28– 29)
- Perëndinë. (Psalmi 139:7–10) “Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.” (Psalmi 119:28)