Shumë të krishterë nuk besojnë se mund të largohen ndonjëherë nga Zoti. Ata e shohin përkushtimin e tyre si të fortë dhe të palëkundur. Sidoqoftë, kompromisi dhe mungesa e disiplinës shpirtërore mund të hapin shpejt derën e tundimit dhe mëkatit.
Sapo ta pranojmë Krishtin si Shpëtimtarin tonë, armiku e di se vepra e tij e shkatërrimit të përjetshëm është prishur. Sidoqoftë, ai është i pamëshirshëm në përpjekjen e tij për të sjelle shkatёrrim në jetën e popullit të Zotit. Prandaj, ai vepron në një mënyrë tjetër. Ai e di që nuk mund të ketë shpirtrat tanë, por mbetet i përkushtuar për të shkatërruar jetën tonë.
Një nga armët e tij më të mëdha kundër trupit të Krishtit është krenaria. Ai kërkon të na thotë se ne jemi të plotë dhe të denjë, tё ndarё nga Zoti. Ai dëshiron që ne të ndjehemi mirë për talentet dhe aftësitë tona – aq sa ne fillojmë të marrim vendime pa marrë parasysh qëllimin dhe planin e Zotit. Para se tё ndёrgjegjёsohemi, ne kemi besuar një gënjeshtër dhe jemi larguar nga dashuria jonë e parë: Jezu Krishti.
Nuk ka asgjë të keqe të dish se Zoti të ka bekuar me talente dhe se Ai është Ai që po përdor aftësitë e tua. Historia ndryshon, megjithatë, kur filloni të merrni jetën në duart tuaja pa marrë parasysh vullnetin e Shpëtimtarit.
Tundimi në vetvete nuk është mëkat, por nëse lihet i pakontrolluar, ai çon shpejt në mëkat dhe miqësi të prishur me Zotin. Ju mund t’i thoni jo mëkatit delikat të kompromisit duke i kërkuar Zotit që t’ju mbajë afër Vetes. Jini të përkushtuar për të kaluar kohë në lutje me Të çdo ditë.