Gjithcka rreth botes po ndryshon dhe shumica e ketyre ndryshimeve nuk janë për të mirë. Kultura jonë po bëhet më e paperëndishme dhe shoqëria jonë është në një spirale në rënie. Shumë të krishterë ndjehen të pafuqishëm dhe të pashpresë në gjendjen e botës sonë. Ata janë të mbingarkuar nga mëkatet që i rrethojnë. Megjithatë Bibla na mëson se të krishterët duhet të jenë njerëzit më shpresëdhënës në tokë.
Pali na inkurajon, “Jini të gezuar në shpresë, të durueshëm në shtrengime, kembengules në lutje” (Romakëve 12:12). Pali në thelb po thotë se kur vazhdojmë të lutemi, ne jo vetëm që do të jemi të palëkundur gjatë kohërave të vështira, por gjithashtu do të gëzohemi me shpresë.
Pali nuk po flet për optimizëm të përkohshëm ose mendim pozitiv. Ai po thotë se lutja këmbëngulëse çon në një pamje vërtet optimiste, të mbushur me shpresë për jetën. Lutja i vë gjërat në një perspektivë të përjetshme. Përmes lutjes, Fryma e Shenjtë mund të na tregojë se si i shikon Zoti rrethanat tona në mënyrë që të mos këmbëngulim në qëndrimet tona të gabuara, pesimiste. Vetëm përmes një shoqërimi të vazhdueshëm me Zotin mund të gjejmë gëzimin e shpresës Biblike.
Shpresa biblike vjen nga dituria se kush jemi në Krishtin dhe se i përkasim Atij. Shpresa biblike vjen nga besimi absolut se Zoti ka interesat tona më të mira në zemër. Kur mbushemi me shpresë biblike, zgjohemi çdo mëngjes me entuziazëm, të etur për të parë se si Zoti do të na plotësojë nevojat, do të ecë me ne atë ditë dhe të na përdorë fuqimisht për Të.