“Step to Your groove
Follow Your feet
Dance to the rhythm You’ve given me
Be my heartbeat…“

Ajo e ka nisur karrierën e saj vrullshëm duke prekur majat e klasifikimeve. Në Billboard disa prej këngëve të saj kanë qenë të renditura në klasifikime. Kënga e saj “HEARTBEAT”( “Rrahje zemre”) është një nga këngët më të bukura të këngëtares. Shuree na tregon historia e kësaj këngë të mrekullueshme :
“Predikuesit 3 thotë se “Çdo gjë që ndodh në këtë botë, ndodh në kohën që Perëndia zgjedh.” Dhe pse jetoj në Chicago shpesh udhëtoj për në Nashville. Shumicën e kohës atje, shkruaj këngë dhe regjistroj në studio. Ndërsa shkruaja për albumin tim të fundit, “Ji ndryshimi” shkoja nga një sesion tek tjetri dhe ditët e mia ishin shumë të ngarkuara nga mëngjesi deri në darkë. Më kujtohet që një mëngjes u zgjova dhe ndjeva se po nxitoja e vrapoja mes gjërave dhe nuk isha në gjendje të shkruaja një këngë te frymëzuar nga Zoti.
Atëherë kuptova se zemra ime ishte bosh dhe zgjidhja e vetme ishte të sintonizohesha me rrahjen e zemrës së Perëndisë. Ndërsa veprova kështu plot vargje dhe tituj këngësh erdhën tek unë, ai më dha urtësi jo vetëm për jetën time, por dhe për jetën e atyre që unë dua të arrij përmes muzikës, Tani, ky është vetëm një shembull, por çdo ditë unë përpiqem të qëndroj në një hap me skuadrën e grupit. Ndërsa dal nga dera me kafen që më derdhet, ose duke rritur shpejtësinë në autostradë për të mos u vonuar, dëgjoj zërin e tij të më thotë; “Ngadalëso hapin, ndërsa e bëj këtë ndjej ritmin e zemrës së tij, dhe shpesh herë është shumë më i ngadaltë se hapi im. Perëndia nuk është i stresuar, nuk e zë paniku, nuk e ka me ngut dhe Ai më ka mësuar se sa shumë dëshiron kur unë jetoj në paqe me të.”
