Të gjithë e dimë që gjumi ndihmon trupin që të rikuperohet gjatë natës. Nuk mund të luajmë me rëndësinë e gjumit, ndryshe kjo do të reflektohej në aktivitetet tona të përditshme. Gjumi na ndihmon që të kemi një zemër të shëndetshme, të reduktojmë stresin, të reduktojmë inflamacionet. Gjumi na bën më të vëmendshëm dhe ndihmon që të kemi një memorie më të fortë e gjithashtu minimizon mundësitë për të rënë në depresion.
Pra gjumi është thelbësor. Por gjithmonë e më shumë një pjesë e konsiderueshme njerëzish po vuajnë nga pagjumësia. Po parashtrojmë për ju disa prej gjërave, që mund t’ju pengojnë që ju të bëni një gjumë të rehatshëm e regjenerues.
1.Teknologjia: Përdorimi i telefonave smart, tabletave, televizionit. Drita artificiale që emetohet prej përdorimit të këtyre pajisjeve, bën që trupi të prodhojë më pak melatoninë në tru, melatonina është substanca kimike që të ndihmon të flesh dhe rregullon ciklin tënd të gjumit.
- Mbulesa të rënda apo elektrike: Edhe pse në dukje një ambient i ngrohtë duket sikur do t’ju ndihmojë që të flini më mirë, nëse temperatura e trupit rritet, kjo shkakton ndërprerjen e një gjumi të mirë. Është më mirë që mbulesat tuaja të jenë të lehta dhe ambienti ku flini jo shumë i ngrohtë.
- Ngjyra e murit: Nëse ngjyrat e murit të dhomës ku ju flini janë kafe, vjollcë, gri, ngjyrë e artë apo e kuqe, kjo mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj. Një studim ka bërë kërkime mbi ngjyrat që ishin përdorur në dhomën e gjumit në mbi 2000 shtëpi dhe se si ndikojnë këto ngjyra në cilësinë e gjumit të pronarëve të tyre. A doni që sytë tuaj të mbyllen lehtësisht? Njerëzit që përdorin ngjyrën blu në dhomën e gjumit flenë më shumë përgjatë natës.
- Butoni i alarmit “Snooze”- Edhe pse duket si diçka shumë e këndshme që të flesh edhe 15 minuta pasi ka rënë alarmi, kjo shkakton që të ndërprisni fazën REM, që është faza e rëndë e gjumit që ju bëni disa orë përpara se të zgjoheni. Kjo ndërprerje çon në gjumë të fragmentarizuar dhe ju bën që të ndiheni edhe më të lodhur.
- Dysheku juaj: Nëse dysheku është shumë i përdorur apo i dëmtuar, kjo mund të shkaktojë dhembje shpine dhe vështirësi në lëvizje, çfarë sjell parehati dhe gjumë jo cilësor. Është patjetër e nevojshme që dysheku të ndërrohet çdo 8-10 vite.
6.Karikuesit– Duket se edhe karikuesit mund të ndikojnë gjumin tuaj nëse ndodhen në dhomën e gjumit-sidomos nëse ata kanë një dritë të vogël në ngjyrë blu. Gjatësia e valëve të ngjyrës blu japin një dritë të fortë, qjë që ndikon në orën tuaj biologjike. Karikoni pajisjet tuaja diku tjetër apo në mëngjes.
7.Rrëmuja: Nëna juaj duhet të ketë ditur diçka kur ju thoshte vazhdimisht që të pastronit dhomën tuaj, që ishte aq e rrëmujshme gjatë gjithë kohës- një hapësirë tërësisht e pa organizuar mund të shkaktojë gjendje ankthi dhe gjumë jo të mirë.
8.Jastëku juaj: Keni shumë kohë që përdorni jastëkun e gabuar- mund të jetë shumë i butë për ju? Apo shumë i fortë? – kjo mund të çojë në dhembje muskujsh, dhembje të fijeve nervore, inflamacione të tendinave dhe shumë parehati gjatë kohës së gjumi. Në varësi të pozicionit në të cilin flini më shumë, me shpinë, në anë, ose përmbys, ju duhet që të përshtatni edhe jastëkun që mund t’ju ndihmoj të flini më mirë.
- Kafshët tuaja: Një studim ka zbuluar se 30% e pjesëmarrësve që kanë fjetur me një mik me katër putra, janë zgjuar natën për shkak të kafshëve, 63 % të tyre bëjnë një gjumë jo të mirë dhe 5 % e tyre nuk i zë gjumi.
- Partneri juaj: Për shumë nga arsyet për të cilat mund të mendoni, siç janë: gerhitja, rrotullimi, nxehtësia që shkakton trupi, rrëmbimi i çarçafit. Nëse personi me të cilin ndani krevatin ju zgjon gjatë natës, mund të merrni në konsideratë që të blini një shtrat më të madh, të mbani çarçafë të ndarë, ose një dyshek që memorizon formën e trupit tuaj, për të minimizuar hapësirën e lëvizjes.