Ringjallja e Jezus Krishtit | Pashka 2020

Jezusi i tha: “Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Gjoni 11:25

Nga zemra e Atit

Fëmija im, ti largohesh nga varrimi i një të afërmi me kujtimet e freskëta që mbart me vete. Lotët mbushin sytë e tu teksa i thua “Lamtumirë”. Por kujtohu, për ata që më duan dhe janë fëmijët e Mi, vdjekja është thjesht një hap drejt përjetësisë me Mua. Nuk është asnjëherë fundi por fillimi i përjetësisë – ajo për të cilën je krijuar! Merr zemër. Unë jam ringjallja dhe jeta. Aty ku jam Unë, do të jesh edhe ti. Gjej paqe tek unë.

Një përgjigje falenderuese

Zot, vdekja nuk të mundi. Dhe prej teje, që je ringjallja, ne gjithashtu, mund të jetojmë. Faleminderit që varri është vetëm një udhëtim drejt pranisë së Zotit. Ti ke larguar gjëmën e vdekjes dhe ke fuqizuar atë që e quajmë jetë. Tani unë do të jetoj në praninë Tënde përgjithmonë.

E vërteta e thjeshtë

Përtej vdekjes gjendet ana e vërtetë e jetës.

Lexo më shumë: Çfarë është Pashka?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI