Qëndrimi është i rëndësishëm | Guidelines Ministries 

Vizato një vijë dhe shkruaj katër fjalë nga e majta në të djathtë: optimist, realist, skeptik dhe cinik. Duke vepruar kështu ti shkon nga dielli në një mot pjesërisht të vranët, në një qiell gri dhe në fund gati errësirë. Gruaja e re dhe optimiste thotë, “Hej, paska shumë djem t këndshëm këtu.” Realistja thotë, “Pak burra të mirë kanë mbetur, jo aq shumë!” Skeptikja thotë, “Dyshoj se ka ndonjë për mua; Me siguri do të përfundoj si një shtëpiake e vetme.” Dhe cinikja thotë, “Jam e sigurt që nuk do të gjej askënd më të cilin të martohem.”

Çdo vëzhgim i zakonshëm i natyrës njerëzore vë në dukje që njerëz të ndryshëm e shohin të njëjtën situatë dhe vijnë me perceptime shumë të ndryshme. Optimisti buzëqesh dhe thotë, “Jeta është me të vërtetë e bukur!” Realisti as nuk qesh e as nuk vrenjtet dhe thotë, “Jeta ka uljet dhe ngritjet e veta.” Cepat e buzëve të skeptikut ulen dhe ai thotë, “Dyshoj që gjërat do të bëhen ndonjëherë më mirë” ndërsa ciniku vrenjtet duke thënë, “Jam i sigurt se do të vdes prej këtij problemi.”

Sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai… Fjalët e urta 23:7

Aq e habitshme sa është, individë të lindur nga të njëjtit prindër, të rritur në të njëjtën shtëpi, të ushqyer njësoj, dhe që kanë shkuar në të njëjtën shkollë shpesh kanë pikëpamje shumë të ndryshme për jetën. Dhe nëse ke studiuar historinë ose Biblën, e kupton që gjithmonë ka qenë kështu. Dy motra që figurojnë dukshëm në jetën e Jezusit, Maria dhe Marta, të cilat me vëllanë e tyre Llazarin jetuan në Betani, e ilustrojnë këtë pikë. Maria ishte optimistja; Marta ishte skeptikja. E para ishte e sigurt që Jezusi kishte gjithçka nën kontroll; e dyta dyshoi nëse ai e kishte kuptuar apo jo situatën.

Trajneri optimist thotë, “Skuadra ka potencial të madh; më e mira që kam parë.” Realisti, gjithsesi, nuk është kaq i sigurt. Ai thotë, “e sigurt që ka talent këtu. Kemi një shans të madh që të arrijmë në gjysmë-finale.” Skeptiku thotë, “Me siguri do të vdesim përpara se të arrijmë në gjysmë-finale,” dhe ciniku thotë, “S’ka asnjë shans. Nuk do t’ia dalin.”

Është e mahnitshme se si qëndrimi të bën të dështosh apo të kesh sukses.

Dhe – a je gati për këtë? Secili prej jush ka të drejtë. Optimisti ka një buzëqeshje ngjitëse. Ai i sheh njerëzit në sy, duke i bindur që mund të bëjnë atë që e menduan të pamundur. Realisti nuk i emocionon njerëzit në të njëjtën mënyrë. “Edhe mund ta bëni,” thotë, “por edhe mund të mos e bëni.” Ky qëndrim nuk të bën të japësh 110% – in tënd. Skeptiku – Zot na ruaj prej tij – habitet kur skuadra e tij fiton. “Djalë, më habite,” thotë ai. Dhe ciniku? Nuk ke për të gjetur një cinik, skuadra e të cilit fiton. Ai thotë, “E dija që ju djema nuk do t’ia dilnit.”

Në rregull, ku duam të dalim me këtë? Ti je ai që vendos se çdo të ndodhë. Qëndrimi është gjithçka. Kur beson, besimi bën që gjërat të ndodhin. Autori i Fjalëve të Urta thotë, “Ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai.” (shiko Fjalët e urta 23:7). Qëndrimi nuk do të mundësojë që të bësh kosha si Shaq O’Neil, por lidhet drejtpërdrejtë me maksimizimin e potencialit.

Ku e gjen veten në atë spektër që i radhit njerëzit nga optimisti te ciniku? Personalitetet  tona janë reflektime të ADN-së dhe faktorët me të cilit kemi lindur, por është e mahnitshme se si qëndrimi na shtyn në drejtimin që duam të shkojmë – pavarësisht se ku ndodhet.

Mos harro, të menduarit tënd përcakton sjelljen, dhe sjellja jote përcakton nëse do të fitosh apo humbasësh. Zgjidh të fitosh. Është diçka që mund ta bësh vetëm ti.

Burime për të lexuar më tej: Filipianëve 1:1-6

Burimi: Guidelines Ministries 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI