Pyetja që DUHET drejtuar në kohë krizash

 

Pyetja që DUHET drejtuar në kohë krizash

Nga Michael Youssef

Kjo nuk është një kohë për mesazhe të thjeshta dhe që të bëjnë të ndihesh mirë. Këto janë kohë për seriozitet, dhe thërrsin për veprim serioz. Kjo është një pandemi që nuk e kemi përjetuar ndonjëherë në jetën tonë. Në fakt, jo vetëm në jetën tonë, por unë nuk jam në dijeni të ndonjë periudhe në histori ku rreth 1 miliard e gjysëm deri në 2 miliard njerëz të jenë karantinuar, në 150 shtete.

Qëllimi im nuk është të përpunoj informacionin që e dëgjon në media gjithë ditën. Prirja ime e natyrshme – dhe e di se është prirja e natyrshme e të gjithë të krishterëve që e besojnë Biblën – është të drejtoj pyetjen, “Zot, çfarë po na mëson? Çfarë po na mëson Perëndia në mes të gjithë kësaj krize? Në mes të gjithë këtij paniku global, çfarë po i thotë Zoti njerëzve të Tij? Cilat janë mësimet që Ai dëshiron që njerëzit të nxjerrin prej kësaj?”

Është e rëndësishme të drejtojmë pyetje në kohë krizash, qoftë krizë personale, krizë familjare, kombëtare, ose një krizë globale si e tanishmja. Kudo që të jesh, kurdo që të përjetosh një krizë, pyetja që duhet drejtuar është, “Perëndi, çfarë dëshiron të më mësosh?”

Në këtë kohë të pashpjegueshme në të cilën jetojmë, ka vetëm një vend ku mund të gjejmë përgjigje për këtë pyetje, dhe është Fjala e pagabueshme e Perëndisë.

Në librin e Joelit, kapitulli II, gjëja e parë për të cilën Joeli na paralajmëron është kjo: Kjo krizë dhe çfarëdolloj krize me të cilën mund të përballemi është një shembull i vogël i krizës që do të ndodhë në Ditën e Gjykimit, dita e llahtarshme për të cilën flet Bibla. Jam i sigurt se disa prej jush po mendojnë, “Mirë, prit një minutë, Majkëll. Kjo nuk është koha e duhur për të folur për ardhjen e gjykimit. Majkëll, nuk është koha e duhur për të folur për gjykimin e ardhshëm, dënimin dhe errësirën.”

Nuk dua që ta bëj këtë, më beso, por unë besoj se profeti Joel do të donte të na thoshte, “Po, por kjo është thirrja e dashur e Perëndisë për tu zgjuar. Ky është paralajmërimi i dashur i Perëndisë. Kjo është ftesa e hirshme e Perëndisë për këdo, nën zërin tim. Ky është alarmi i mëshirshëm i Perëndisë.” Sepse nëse nuk jemi të përgatitur për tu përballur me një virus të vogël, çfarë do të bëjmë kur të përballemi me Ditën e Gjykimit?

Në kapitullin II të librit të Joelit, në vargjun e parë dhe të dytë lexojmë, “I bini borisë në Sion dhe jepni kushtrimin në malin tim të shenjtë! Le të dridhen të gjithë banorët e vendit, sepse dita e Zotit po vjen, është e afërt, po vjen dita e territ dhe e errësirës së dendur, ditë resh dhe mjegulle. Ashtu si përhapet agimi mbi malet, po vjen një popull i shumtë dhe i fuqishëm, të cilit kurrkush nuk i ka ngjarë më parë dhe as nuk do të ketë më kurrë për shumë breza që do të vijnë.”

Faleminderit Perëndisë që Fjala e Tij jo vetëm na paralajmëron, jo vetëm që i bie kambanës, por Fjala e Perëndisë edhe na tregon se cfarë të bëjmë në një kohë të tillë. Faleminderit Perëndisë që Fjala e Tij nuk na lë të paditur dhe në të thatë. Na tregon se çfarë të bëjnë në një kohë të tillë. Zoti na tregon se çfarë duhet të bëjmë në kohë krizash globale, në kohë pandemie globale.

Ai dëshiron që të vështrojmë çdo krizë – jo vetëm këtë krizë – por çdo krizë – si provë të fundit përpara shfaqes. Kjo është një provë e fundit përpara “shfaqes” së Ditës së Gjykimit që po vjen, të asaj ditë të madhe dhe të tmerrshme që po vjen. Ai po na kujton se dita më e vështirë po vjen.

Në kapitullin II, Joeli thotë, “Zbulo se çfarë thotë Zoti gjatë kohëve të vështira. Zbulo se çfarë po të mëson Perëndia gjatë këtyre kohërave të vështira dhe sfiduese. Lejoji të të kujtojnë ditën që po vjen, kur Zoti do të shkund çdo gjë që mund të shkundet. Përgatite veten për Më të Madhen.”

Si duhet të përgatitesh? Joeli na tregon dy mënyra se si të përgatitemi. Së pari – këto janë fjalët e mia, jo të profetit Joel – ai po thotë të shkulim idhujt e zemrës sonë, por jo flokët. Dhe së dyti, ai thotë, drejtojini të tjerët të adhurojnë dhe t’i përulen Zotit të gjallë. Mos u panikos me ta. Mos u shqetëso si ata. Por, bëj që të shohin besimin që ke tek Perëndia yt.

Te kapitulli II i librit të Joelit, te vargjet 12 dhe 13 lëxojmë, “ ‘Prandaj tani,’ thotë Zoti, “kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime.” Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhemshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar.

Pra, në vend që të përqëndrohesh te kriza e tanishme dhe në marrëzi, si disa të thuash, “Ku është Perëndia? Pëse nuk po vepron?” pranoje këtë si paralajmërimin e Tij të dashur për ty dhe për mua dhe për të gjithë në në mënyrë që të pendohemi dhe të kthehemi tek Ai përpara se të jetë shumë vonë.

Burimi: The Christian Post

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI