Nga:

Qëndrimi yt bën të gjithë ndryshimin

Një grua e mrekullueshme 92 vjeçare- tërësisht e verbër-  po zhvendosej në një strehë ku ofrohej edhe shërbimi spitalor.  Burri i saj, me të cilin jetonte prej 70 vjetësh nuk kishte shumë që kishte vdekur, e kjo e detyroi këtë grua që të lëvizte prej shtëpisë së saj. Ndërkohë që ajo mundohej të ecte drejt ashensorit, anëtarët e stafit që po e shoqëronin, ishin duke i përshkruar dhomën e saj të vogël ku ajo do të vendosej.

 “ Më pëlqen shumë,” tha ajo me entuziazmin e një vajze 8 vjeçare që sapo i kanë dhuruar një këlysh të vogël.

“Zonja  Jones, ti nuk e ke parë dhomën,” tha dikush prej anëtarëve të stafit.

“ Kjo nuk ka të bëjë fare,” u përgjigj ajo. “ Lumturia është diçka që ti e vendos që më parë.  Nëse unë e pëlqej apo jo dhomën time, kjo nuk ka të bëjë me mënyrën sesi ajo është e mobiluar- por ka të bëjë me mënyrën sesi unë vendos të mendoj. Unë kam vendosur që tani ta pëlqej shumë. Është një vendim që unë e marr çdo mëngjes kur ngrihem.  Unë kam një zgjedhje: Mund ta kaloj të gjithë ditën në shtrat duke numëruar sërish të gjitha vështirësitë që kam me pjesët e trupit tim që nuk funksionojnë më, apo të ngrihem prej shtratit dhe të jem falenderuese për ato  pjesë që ende janë në rregull.  Çdo ditë është një dhuratë, ndaj për sa kohë që sytë e mi do të hapen, unë do të fokusohem tek dita e re që vjen dhe tek të gjitha kujtimet e bukura që kam ruajtur… vetëm për këtë kohë të jetës sime.”

Çfarë qëndrimi i mrekullueshëm! Jam e sigurt se ne të gjithë shpresojmë që në vitet e fundit të jetës sonë, të reflektojmë këndvështrimin pozitiv që ka kjo zonjë e dashur.

Një nga gjërat më të mira që mund  të bëjmë për t’u përgatitur për këto vite, është që të mbajmë mend vazhdimisht se Perëndia është burimi ynë i shpresës. Zoti ka qenë besnik me ne deri tani, e ai nuk ka për të na braktisur ne përgjatë viteve që do të vijnë.  Psalmisti ka shkruar, “Qofshi të fortë, mbarë ju që shpresoni tek Zoti” ( Ps.31:24)

“Ja, syri i Zotit është … mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij”  ( Ps. 33:17-18) Ky është premtimi i Zotit. Lutja ime është që Zoti të jetë burimi i shpresës tënde, ndërsa t’i mbështetesh tek Ai për të gjitha nevojat e tua!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI