Nga:

Kur bota të refuzon!

“Qëndro pranë Meje, Unë nuk do të të lë.” Këto fjalë ishin inkurajimi i Perëndisë për Marian, kur, pas një jete të tërë kërkimi për të Vërtetën, ajo ia dorëzoi jetën Krishtit.

Ndërsa besimi i saj filloi të merrte jetë, Maria u përball me një refuzim therës dhe të tmerrshëm nga familja e saj muslimane. Duke e ndjerë se jeta e saj ishte në rrezik, Maria shkoi në një vend tjetër. “Për shkak të Jezusit, unë kam humbur nënën time,” thotë Maria. “Për shkak të dashurisë sime për Jezusin, unë jam ndarë nga familja ime.”

Ku shkoni, kur bota ju refuzon? Drejtojuni Fjalës së Perëndisë—dhe kujtoni  premtimet e Tij.

Lexoni 2 Timoteut 1:7-14, 3:12-17. Ndërsa Pali mendonte largimin e tij nga kjo botë, i lidhur me zinxhirë në një birucë romake, ai shkroi për të inkurajuar Timoteun që të mos dorëzohej kurrë.

Ndoshta i njëjti djall që po dekurajonte Timoteun po të dekurajon ty sot. Por ajo që Pali donte që Timoteu të dinte është se një jetë nën  skllavëri dhe frikë nuk është dëshira e Perëndisë për bijtë dhe bijat e tij: “Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.” (2. Timoteut 1:7). Pali e udhëzoi Timoteun të këmbëngulte  në Shkrimin,  i cili pregatit shërbëtorin e Perëndisë për çdo vepër të mirë (shih 2 Timoteut 3:14-17). Si na pregatit  Fjala e Perëndisë? Na çon te Jezu Krishti.

Jeta është plot me probleme dhe njerëzit e perëndishëm do të jenë gjithmonë në kundërshtim me botën. Por kur tundohemi të frikësohemi përballë refuzimit, duhet t’i drejtohemi Fjalës së Perëndisë. Na jep ngushëllim dhe forcë. Është një dritë që na mban të ecim me Perëndinë derisa të arrijmë në anën tjetër të lavdisë.

“Qëndro pranë Meje, Unë nuk do të të lë.” Këto fjalë që i dhanë ngushëllim Marias janë edhe për ty. Ato gjenden në të gjithë Biblën (shih Ligji i Përtërirë 31:6, Joshua 1:5, Mateu 28:20, Hebrenjve 13:5).

Ndihesh i lënduar sot? Fjala e Perëndisë do tëshërojë zemrën tuaj të thyer. Jeni të vetmuar dhe të lënduar? Fjala e Perëndisë do të ngushëllojë dhe qetësojë plagët tuaja. A po mbani peshën e fajit? Fjala e Perëndisë do t’ju tregojë saktësisht se si të lirohesh dhe të falesh.Je i trishtuar? Fjala e Perëndisë do t’ju japë gëzim. Jeni të humbur dhe nuk dini ku të shkoni? Fjala e Perëndisë është një llambë për t’ju udhëhequr te Zoti.

Lutemi: Zot, faleminderit që kurrë nuk do të më lesh dhe kurrë nuk do të më braktisësh.. Ti më ke adoptuar dhe më ke bërë tëndin. Më ndihmo të gjej ngushëllim nga vetë Fjala Jote në çdo sprovë. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë. ” (2 Timoteut 3:16-17).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI