Lavdi Perëndisë që është e premte | Pashka 2020

Lavdi Perëndisë që është e premte

Nga Liz Curtis Higgs

“Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.” Isaiah 53:10

Çfarë të mire ka tek e Premtja kur Jezusi sakrifikoi jetën e Tij për ne? Gjithçka.

Nëpër botë, kjo ditë e shenjtëruar njihet si E Premtja e Shenjtë, E Premtja e Zezë, E premtja e Heshtur, E Premtja e Madhe, E Premtja e Dëshpërimit, dhe sidomos, E Premtja e Mire, për të cilën disa thonë se filloi si E Premtja e Zotit. Po, e tillë ishte. Dhe është ende. Dhe do të jetë gjithmonë.

Në Danimarkë, quhet E Premtja e Gjatë – një emër i përshtatshëm për orët brutale që zgjatën nga agimi në perëndim, nga rrahja deri te varrimi i Tij.

Nga të gjithë vargjet e fuqishëm në Bibël, ky më bën të gjunjëzohem. Sa shumë na do Ati? Aq sa sakrifikoi Birin e Tij të vetëm.

Të dua, mik i dashur, por nuk do ta sakrifikoja kurrë birin tim të vetëm, ose vajzën e vetme, për hirin tënd. Jam i sigurt se mendon njësoj.

Po gjithsesi, “i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante” (Isaia 53:10a). E saktë: Ati “donte ta dënonte dhe ta bënte të vuante”. Pse? Sepse vdekja shlyese e Birit të Tij do të sillte shpëtimin e fëmijëve të Tij. do të thotë shpëtim për mua e për ty dhe për të gjithë që e njohin Atë si Zot dhe Shpëtimtar.

Vargu i sotëm vazhdon, “…duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin…” . (Isaia 53:10b). Jo vetëm që ishte i gatshëm të dënonte Birin e Tij, por edhe Biri ishte i gatshëm të dënohej. Borxhi ynë i mëkatit – i shkuari, i tanishmi dhe ai që do të kryhet – u shlye plotësisht kur Jezusi e vendosi veten “në vendin e errët të vdekjes”. I ndarë nga Ati, u braktis për fajin tonë.

Dhe për shkak të sakrificës së Tij në të Premten e parë të Mirë, hiri u derdh si ujë i gjallë, duke na sjellë dhuratën e faljes në një botë të vrarë, që po vdes dhe mëkatare.

Po ka akoma më shumë të dashur. Shumë më shumë.

Më pas erdhi mëngjesi i Pashkës dhe thirrja triumfuese e engjëllit: “Është ringjallur!” (Luka 24:6b) Jo vetëm që na çliroi nga dënimi prej mëkatit, por gjithashtu na siguroi se do të kemi jetë të përjetshme. Në të njëjtën mënyrë që Krishti u ngjall perj së vdekurish, do të ringjallemi dhe ne. Imagjinoje pak!

Përballë tradhtisë, braktisjes, torturës dhe vdekjes, Jezusi u tha dishepujve, “Por, mbasi të jem ngjallur…” (Mateu 26:32a). Nuk kishte asnjë dyshim në mendjen e Tij, dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim as në mendjen tonë. Ai vdiq në agoni në duart e njerëzve, dhe u ringjall me fitore në duart e Perëndisë, duke mundur vdekjen, dhe duke hapur një rrugë për ndjekësit e Tij që të bëjnë të njëjtën gjë.

Vargjet tona gjithashtu deklarojnë, “…ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij…” (Isaia 53:10c), që do të thotë se Biri do të ketë “shumë fëmijë, shumë trashëgimtarë”. Mijëra, miliona, shekull pas shekulli, që shkëlqejnë si yje, duke u mbajtur fort tej fjala e jetës.

Pastaj vjen premtimi final, “…dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.” (Isaia 53:10d). Është një garanci e përjetshme, e shkruar me gjakun e Qengjit. Jezusi “kreu gjithçka që Zoti kishte planifikuar”, ndaj ji i sigurt “planet e Zotit do të përmbushen përmes tij”. Ashtu siç shkroi dhe komentatori Matthew Henry, “Ai ka mundur principatat dhe fuqitë, mëkatin dhe Satanin, vdekjen dhe ferrin, botën dhe mishin.”

Çfarë heroi! Çfarë Shpëtimtari!

Zot, a do të mundim të të falenderojmë mjaftueshëm? Ti durove më shumë dhimbje, më shumë turp, më shumë trishtim, më shumë pikëllim se sa mund të kuptojmë ne. Na ndihmo të kujtojmë se përse vdiqe. Për shkak të dashurisë. Për shkak të mëshirës. Sepse dëshpërimisht kemi nevojë për të dyja. Në emrin e Jezusit, Amen.

Lexo më shumë: Këmbë të papastra

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI