Nga:

Pse familja është kaq e sulmuar?

Për këdo, martesa mbetet një nga vendimet më të rëndësishme. Nëse nuk jeni menduar gjatë për personin që keni zgjedhur të ndani jetën së bashku, atëherë nuk keni menduar për stilin e jetesës që keni zgjedhur. Mund të jeni orientuar nga emocionet, nga faktorët sociale-ekonomikë, faktori moshë dhe arsye nga më të ndryshmet. Ndofta, pa e kuptuar , nuk jeni konsultuar me Perëndinë.  Në ditët e sotme, numri i divorcve është gjithnjë e në rritje. Prezente jo vetëm në qytetet e mëdha por edhe në qyteza. Informacioni me bollëk në rrjete sociale, reklamimi i modernitetit, pranimi i çdo gjejë pa asnjë lloj filtri, videot dhe fotot krijon normalitet të të gabuarës.

“Familja është e shprehje e natyrës së perendisë. Në Bibël, Ati Perëndi quhet At’. Ai krijoi njeriun që të kishtë një familje. Perëndia ka një natyrë familjarë, cdo gjë i ngjason Perëndisë dhe përmirëson jetën njerëzore është në focus të sulmeve djallëzore, satanike. Është përgjegjësi e jona ti kundërvihemi këtyre sulmeve dhe të mbajmë standardin”,- thotë pastor Edmond Lamnica, gjatë një interviste dhënë për Tv7Albania.

Për  predikuesen Sabina Lamnicën, personi që zgjidhni të martoheni, dikton edhe llojin e jetesës që do të bëni në vijim.

“Martesa është një vendim shumë i rëndësishëm në jetë. Martesa do të diktojë cfarë lloji jetese që do të bësh. Personi që zgjedh, vendimi për këtë hap të madh, të futesh në martesë është shumë i rëndësishëm. Do të diktojë llojin e jetës që do të jetosh, llojin e familjes që do të ndërtosh, llojin e fëmijëve që ti do të rrisësh në jetë. Martesa është një vendim tepër i rëndësishëm”,- shprehet predikuesja.

Sipas saj, për të shmangur zgjedhjet e gabuara, këshillimi prindëror duhet të nisë që në adoleshencë.  “Këshillimi prindëror nis që në adoleshencë. Si të zgjedhim personin e jetës, si të lutemi për personin e jetës. Më pas pjesa tjetër. Pasi futesh në martesë, është tepër e rëndësishme që vitet që pasojnë të këshillohemi sepse sfidat me të cilat përballeni janë të shumta”,- përfundon ndër të tjera, Sabina.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI