Muzikanti legjendar Prince publikoi këngën e tij të fundit, ‘What If’ shkruar nga këngëtarja e mirënjohur Nichole Nordeman. Ajo ka thënë se këngëtari është shtyrë që të realizoj një version të ri pasi ka dëgjuar këngën në një radio të krishterë. Prince dhe grupi i tij 3rdEyeGirl kane publikuar një version në kitarë elektrike të kësaj kënge. Nordeman ka shkruar në Facebook reagimin e saj dhe se si ka ndodhur e gjithë kjo.
“Së fundmi dëgjova debutimin e parë të këngës “What if” nga Prince. Kjo është një këngë që kam shkruar 5 vite më parë në albumin tim Brave (Guximtar). Nuk gjej fjalët e duhura për të shprehur se sa e nderuar ndihem. Nëse je një muzikant, atëherë mund të kuptosh me të vërtetë madhështinë e këtij episodi. Talenti i këtij artisti është me famë botërore. Por mbi të gjitha ajo që më ka prekur më shumë është se përpara se të luanin këngën, ata intervistuan Hannah Uelton, anëtare e grupit 3rdEyeGirl. Si vokaliste ajo shpjegoi si kjo këngë u bë pjesë e albumit. Ajo tha se Prince ishte duke i dhënë makinës dhe e dëgjoi këtë këngë në radio, në një radio të krishterë, e ndau me grupin dhe pastaj e regjistruan.
Ndaj për miqtë e mi që punojnë në radio. Ajo që ju bëni ka rëndësi. Programi yt ka rëndësi. Ti zgjohesh ҫdo mëngjes dhe shkon në punë sepse të intereson fakti që bota ka nevojë të dëgjojë për Jezusin. Prince dëgjoi një këngë për dashurinë transformuese të Jezusit në nje radio të krishterë dhe tani po i jep mundësinë shume te tjereve ta dëgjojnë këtë mesazh.” – Nichole Nordeman
Video e What if nga Nichole Nordeman:
[iframe_video type=”youtube” id=”U6LGSzNW9xU” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]