Nga:

Historia e këngës, “Giants Falls”

E shkruajta këtë këngë për të, por nuk i tregova”

Para disa vitesh mora një e-mail nga një vajzë me emrin Mallory. Kur ishte 11 vjeҫ, ajo krijoi një organizatë Project Yesu, që u shërben vajzave dhe grave në Uganda. Ajo arriti të siguronte 30 mijë $ në mënyrë që fëmijët e Ugandës të shkonin në shkollë. Ajo shkruajti një email ku thoshte, “Të gjithë më thonë se jam e cmendur që po të shkruaj se ti je shumë e ngarkuar dhe se kurrë nuk ke për të kthyer përgjigje, por unë kam një organizatë, dhe kemi një pritje bamirësie të dielën e jetimëve dhe do të më pëlqente shumë nëse do të vije.”

U preka kaq shumë nga besimi i saj, sepse ajo tha: “ Edhe pse të gjithë më thonë se jam e cmendur, por ajo që kam mësuar dy vitet e fundit, është se kur bëjmë një hap me besim, Perëndia rregullon të gjitha gjërat.” Kjo më befasoi sepse shumë prej nesh e thonë, por në të vërtetë që ta besosh, të veprosh dhe të jetosh një jetë besimi në ҫmenduri, si jeta e saj që ishte vetëm 14 vjeҫ ishte mahnitëse.

Ndodhi që pas disa ditësh shkova në studio për të shkruar dhe po ndaja me miqtë e mi këtë histori. Ata më pyetën, “Për ҫfarë dëshiron të shkruash?” Unë u përgjigja, “Dua të shkruaj për Mallory!” Ne shkruam këngën Gjigantët rrëzohen, një këngë që na fton të mos kemi frikë nga gjigandët në rrugën tonë. Se ҫdo pengesë që po përball, Perëndia është me ty, dhe nuk ka rëndësi nëse ajo që ke duket shumë pak, ai mund ta shumëfishoj.

E shkruajta këtë këngë për të, por nuk i tregova. Ishte një moment i fuqishëm dhe më kujtoi se nëse bindemi, Perëndia bën gjëra mahnitëse. Kjo është e vërtetë për Mallory, është e vërtetë për mua. Kënga na kujton se pavarsisht se sa të parëndësishme mund të duken, talenti dhe dhuntitë që keni në duar, nëse Perëndia mund të përdorte një gur të vetëm për të rrëzuar Goliathin, Ai mund të bëj ҫdo gjë. Gjithҫka që duhet është besim sa një kokërr sinapi. Perëndia mund të bëjë kaq shumë me një zemër që i ofrohet.
Francesca Battistelli

“Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur.”

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI