Ndoshta je nga ata që e nis ditën duke ecur, ose nga ata që përgjatë gjithë ditës lëviz me makinë dhe e ecura është diçka që e bën shumë rrallë. Ndërsa lexon në vazhdim do të kuptosh se nuk mund të qëndrosh më gjatë pa e bërë ecjen pjesë të jetës tënde. Kur ne të programit Fundjavë në Radio 7, lexuam këtë material, vendosëm që programin ta regjistronim ndërsa shëtisnim në natyrë.
Ecni se është pa shpenzime…
Ecja është një ushtrim i thjeshtë, por që ka ndikim tek njerëzit e çdo moshe pavarësisht mundësive që kanë. Ecja është një paketë gjithëpërfshirëse sepse të gjithë mund ta bëjnë, të vegjël apo të rritur, të rinj apo të moshuar.
Nese ecni keni kohë për të reflektuar dhe medituar. Mund të keni lexuar lidhur me reflektimin përgjatë një shëtitjeje, mund ta dini se çfarë thuhet për të, apo mund të keni dashur ta provoni herë pas here por nuk keni marrë kohë as për t’u ulur për disa minuta. Tashmë që e dini mund ta bëni, keni për t’i dhënë pushim mendjes suaj duke reflektuar për gjëra të ndryshme.
Një kohë e përshtatshme për të zgjidhur dilemat
Kur ecim ne mendojmë. Për shkak se të ecurit është një përpjekje me pak vështirësi, mund të fokusohemi tek zgjidhja e disa ҫështjeve të rëndësishme. Ne punojmë me problemet, kemi ide të reja, kujtojmë bisedat, dhe rezultati gjejmë zgjidhjet.
Prirja e famshme e Aristotelit për të ecur teksa mësonte nxënësit e tij tashmë ka shumë kuptim. Në botën e biznesit, takimet në ecje po rriten gjithnjë e më tepër në numër. Takimet e zakonshme ku qëndrojmë ulur në karrige shpesh na vënë në gjumë, madje dhe kur folësi është me të vërtetë mahnitës. Të ecurit sjell benefite në aftësinë për të mësuar, madje përmirëson performancën akademike të studentëve madje ju bën dhe më krijues.
Humbet në peshë!
Të ecurit të ndihmon në ruajtjen e peshës. Stuart Amory thotë: “Nëse përpiqesh të humbasësh në peshë, dhe dëshiron të djegësh 600 kalori në ditë, më shumë nga sa konsumon. E ecura është mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë. E ecura rrit masën muskulore dhe tonifikon.” Sipas gazetës mjekësore britanike, është provuar se e ecura ҫdo ditë, ndihmon në parandalimin e diabetit, ul rrezikun e zhvillimit të astmës dhe ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve kanceroze.
Dëshiron të kesh më shumë energji?
Duket si paradoks por e ecura të jep energji. Kjo sepse përmirëson qarkullimin e gjakut në organizëm dhe rrit sasinë e oksigjenit në ҫdo qelizë të trupit. E ecura zgjon muskujt e tendosur. Dëshiron të kesh më shumë energji për pjesën e dytë të ditës në punë. Bëni një shëtitje të shkurtër gjatë pushimit të drekës dhe vini re ndryshimin.
E ecura ndikon në humorin tuaj. E ecura është po aq e dobishme sa antidepresantët në luftimin e depresionit. Për habi, një studim i fundit ka analizuar efektet e të ecurës në pyll si trajtim për stresin tek të rriturit.
Prandaj, nisu për një shëtitje!
Do të ndryshojë ditën! Do të ndihmoj që të qëndrosh më drejt, të kesh siguri, dhe t’i përballësh sfidat e ditës me energji. Po ashtu është një aktivitet që sjell gëzim. Ndaj ndërsa ne vazhdojmë shëtitjen tonë, nisu dhe ti për një shëtitje!