Për shkak se është e pamundur që Perëndia ynë i shenjtë të gënjejë, mund t’i besojmë plotësisht.

Hebrenjve 6:10-20

A jeni ndjerë ndonjëherë sikur ka ndonjë premtim që Perëndia nuk e ka mbajtur? Nëse po, atëherë pasazhi i sotëm është për ju. Le të shohim tre gjëra që mund të mësojmë prej tyre.

  1. Nuk ka njeri më të madh se Zoti. Ai ka fuqi, njohuri dhe urtësi të pafund. Asgjë nuk mund t’i pengojë qëllimet e Tij, kështu që gjithçka që Ai angazhohet t’a bëjë, do ta bëjë. Pasazhi i sotëm na siguron se Zoti nuk i zhgënjen kurrë fëmijët e Tij, edhe nëse duhet të presim përgjigjen e Tij.
  2. Zoti është i pandryshueshëm. Kjo do të thotë se Fjala e Tij dhe planet e Tij për të mirën e bijve të Tij nuk ndryshojnë. Mund të mbështeteni tek Ai për të bërë gjithçka që Ai ju kërkon të bëni. Edhe pse gjithçka rreth nesh ndryshon, Ati ynë qiellor nuk lëkundet kurrë.
  3. Është e pamundur që Zoti të gënjejë. Ai është e vërteta dhe burimi i gjithë të vërtetës. Për shkak se Ai është i shenjtë, nuk ka mëkat në Të. Të gjitha zotimet e Tij bazohen në vërtetësinë e Tij.

Një premtim është i vlefshëm vetëm nëse ai që e bën është i besueshëm. Meqenëse vetëm Perëndia e plotëson në mënyrë të përsosur këtë kualifikim, mund ta bazojmë gjithë jetën tonë në sigurinë e premtimeve të Tij. Për më tepër, besnikëria e Tij absolute do të thotë që mund të jemi të sigurt për përkushtimin dhe dashurinë e Tij të pakushtëzuar.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI