Fuqia e lutjes në zgjidhjen e problemit!

Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni``.-Mateu 21 :22

Natyrshëm njerëzit  kërkojnë ti zgjidhin problemet vetë. Si fillim bëjmë planet tona dhe më pas ja themi Perëndisë dhe i kërkojmë të na ndihmojë t’i realizojmë ato plane. Shumë shpesh, zgjidhjet tona rezultojnë të mos jenë zgjidhjet e Zotit. Edhe të krishterët e hershëm luftuan me këto mëndësi.

Kur Pjetri u burgos padrejtësisht, kisha e hershme u përball me problemin se si ta nxirrte Pjetrin nga burgu (Veprat e Apostujve 12). Mund  t’a provonin të sulmonin burgun e ruajtur mirë, me forcë. Mund të kishin bërë kërkesë për lirimin e Pjetrit sipas të drejtave të tyre, nëse do të ishin qytetarë romakë. Ose, kisha mund të kishte ndjekur  rrugën e paligjshme duke u përpjekur të korruptonte Herodin, por Perëndia nuk i inkurajon kurrë fëmijët e Tij të mashtrojnë ose të merren me korrupsion. Mund edhe të kishin protestuar jashtë burgut për të  ndërgjegjësuar opinion publiku për burgosjen e padrejtë të Pjetrit.

Në vend të kësaj, avokatët e Pjetrit bënë diçka në dukje të palogjikshme – ata u mblodhën për t’u lutur. Luka thotë: “Por kisha i lutej me zell Perëndisë për të” (Veprat 12:5). Ndoshta armiqtë e tyre i përqeshën. Megjithatë, lutja rezultoi shumë efektive. Perëndia i dëgjoi dhe iu përgjigj lutjes së kishës dhe hapi në mënyrë dramatike dyert e burgut për ta liruar Pjetrin natën. Edhe vetë ata që luteshin me zell u tronditën!

Kur përballemi me probleme të vështira, është e natyrshme të kërkojmë për zgjidhje. Por le të shkojmë së pari te Zoti! Zgjidhja e Zotit mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga e jotja. Lutja nuk është mosveprim, por një akt besimi. Mund të shikojmë për zgjidhje të problemeve tona, por kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e lutjes. Zoti nuk është i kufizuar siç jemi ne.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI