Nuk thoni dot “jo”?

A e keni të vështirë të thoni “jo” kur ju kërkojnë të bëni diçka? Nëse është kështu, mbase e gjeni veten shumë të zënë duke bërë diçka të mirë për veten ose për dikë tjetër. Meri Bajërs na jep një ide që do të na ndihmojë. Teknika quhet: “Pesë herë PSE” dhe i atribuohet Taiki Ohno, autorit të Prodhimit të Sistemit të Tojotës. Ja si funksionon. Kur dikush ju kërkon që të bëni diçka dhe ndiheni të mbingarkuar, bëjini vetes këto pyetje:

Pse ndihem e mbingarkuar?

Përgjigja: Sepse po bëj shumë.

Pse po bëj shumë?

Sepse po them “po” për gjithçka.

Pse po them “po” për gjithçka?

Sepse kam frikë të them “jo”.

Pse kam frikë të them “jo”?

Sepse kam frikë se njerëzit nuk do të më pëlqejnë.

Pse kam frikë se mos njerëzit nuk do të më pëlqejnë?

Sepse nuk u kam thënë kurrë “jo” më parë, dhe nuk e di se si ata do të reagojnë.

Ndërkohë që përgjigja e parë ndaj arsyes pse ndiheni të mbingarkuar mund të jetë se po bëni shumë, ushtrimi i “Pesë herë PSE” zbulon arsyen e vërtetë pse thoni “po”… sepse keni frikë se mos njerëzit nuk ju pëlqejnë nëse iu thoni “jo”. Meri thekson se ky ushtrim ju inkurajon të shkoni më thellë se sa në sipërfaqe duke e kuptuar një situatë… që shpesh na jep një ide dhe kuptim të ri.

Perëndia ka premtuar të na japë urtësi nëse kemi nevojë për të. Jakobi thotë: “Nëse ndonjërit nga ju i mungon urtësia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, edhe atij do t’i jepet(Jakobi 1:5). Sidoqoftë, kur kemi një vendim për të marrë, duhet të jemi të gatshëm të lëmë mënjanë dëshirat tona dhe t’i kërkojmë Perëndisë të na e bëjë të qartë vullnetin e Tij. Më pas, kur jemi të sigurt për vullnetin e Perëndisë, duhet të jemi të gatshëm ta bëjmë atë gjë, edhe nëse do të thotë se duhet t’i themi “jo” kërkesës së një miku. Por ju do ta dini që po bëni atë që Perëndia dëshiron që të bëni.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI