Lajmi Fundit
prev next

Dy vargje, Veprat e apostujve 6:5. “Ky propozim u pëlqeu gjithë dishepujve. Dhe zgjodhën Stefanin, njeri plot besim dhe Frymë të Shenjtë.” Liston edhe disa të tjerë dhe pastaj, mbërrin tek vargu 8. Dhe thotë: “Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të mëdha nëpër popull.” Pra, ja ku kemi Stefanin dhe ai është përshkruar me këto fjalë: “Ai është një njeri plot besim dhe Frymë të shenjtë. Ai është plot hir dhe plot fuqi.” Ky është një përshkrim i mrekullueshëm. Unë dua të përshkruhem në këtë mënyrë nga hiri i Perëndisë. Një njeri plot besim, që beson tek Perëndia dhe ecën sipas Fjalës së Perëndisë, gjë që është shumë e dukshme, ndërsa lexojmë vazhdimin e historisë, në kapitullin 6 dhe në kapitullin 7, dhe Fjala rrjedh prej tij.

Kurrë nuk do ta harroj një nga njerëzit që ka pasur një ndikim të madh në jetën time, thjesht duke përdorur Stefanin, për të më inkurajuar mua.Ai tha: “David, ti sheh burra që janë përdorur në mënyrë të mrekullueshme nga Perëndia, në shkrime dhe në histori dhe nga të cilët rridhte Fjala e Perëndisë. Bëhu si këta burra, plot besim.” Fjala thjesht rridhte prej tyre. Kështu, ishin plot besim dhe plot me Frymën e shenjtë. Ky ishte komenti për jetën e tij. Fryma e mbushte atë. Ishte e dukshme dhe është e dukshme këtu, në fund të kapitullit 6. Të gjithë e shohin atë me ëndje, në vargun 15. “Dhe të gjithë ata që rrinin në sinedër i ngulën sytë në të, dhe panë fytyrën e tij posi fytyra e një engjëlli.” Ai po ecte, i mbushur me Frymën e shenjtë, Pra, plot besim, plot me Frymën e shenjtë dhe plot hir.

Oh, sa koment i mrekullueshëm! Cfarë përshkrimi! Të jesh plot hir, plot me Hirin e Perëndisë, me mirësinë e Tij, të pamerituar nga unë, që thjesht rrjedh përmes meje. Është e dukshme tek unë. Unë jam ky që jam, vetëm prej hirit Tënd dhe pastaj, unë bëhem pasqyrim i hirit Tënd, për njerëzit që më rrethojnë. Dhe jam plot me fuqi. Ka shumë guxim këtu dhe është e mrekullueshme që hiri dhe besimi në Frymën e shenjtë, nuk është një fuqi gërryese, por është një fuqi e përulur. Ka një fuqi të përulur dhe ndjenjë pendese, dhe kjo lloj kurajoje e përulur që ne shohim tek Stefani, e bën atë të aftë të bëjë, atë që nuk mund ta bënte me fuqinë e tij, Ai është plot me fuqinë e Perëndisë, kështu që ajo që ai po bën, është shumë më e madhe, se ajo që mund të bënte me fuqinë e tij.

Le të jetë kjo gjë , e vërtetë edhe për mua. Le të jenë këto përshkrime, të vërteta edhe për ju. Le të jem unë, le të jeni ju, le të jemi ne të gjithë, plot besim tek Perëndia. Le të jetojmë plot me besim tek Perëndia, duke u mbështetur tek Ai. Le të jemi plot me Frymën e shenjtë sot. Frymë e shnejtë na drejto, na udhëzo, na udhëhiq. Në cdo gjë që bëjmë. Na ndihmo të jemi të sinkronizuar me Frymën Tënde, O Perëndi, gjatë gjithë ditës. Plot hir. Fuqia dhe mirësia jote, e pamerituar nga ne, le të derdhet mbi jetën tonë dhe të reflektohet përmes jetës sonë. Kështu, Perëndi, lutemi që të jetë kështu. Unë lutem për veten dhe për ata që më dëgjojnë, Zot, na ndihmo të jemi gjithgë këto gjëra, me anë të hirit Tënd në ne dhe të fuqëisë së Krishtit që punon në ne. Na ndihmo të jetojmë sot, plot besim, duke të besuar Ty gjatë gjithë ditës dhe plot me Frymën Tënde.

Lutemi që të na drejtosh, udhëzosh dhe udhëheqësh, përmes Frymës Tënde. Na ndihmo të jemi plot hir, duke marrë hir. Ne kemi nevojë për hirin Tënd sot, në cdo moment. Në cdo gjë që bëjmë, kemi nevojë për hirin Tënd, si dhe ta shfaqim atë hir. Na ndihmo të mos jemi thjesht rezervuarë të hirit dhe fuqisë, por pasqyrues të hirit dhe të fuqisë, tek të gjithë ata që na rrethojnë. Zot, na jep guxim sot, si dëshmitarë të Ungjillit. Na jep guxim dhe kurajo, një kurajo të përulur, për të bërë gjithcka që Ti na ke thirrur të bëjmë, në bindje ndaj Teje. Le të jemi gra dhe burra plot besim në Frymën e shenjtë, plot hir dhe fuqi. Në emër të Jezusit, Amen.

 

Jezusi po ndërmjetëson për ne
Ne duhet t'i bindemi Perëndisë dhe jo njeriut

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>