Autoriteti i Fjalës

“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…” ( Zanafilla 15:4)

Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit është e mbushur me udhëheqës që kanë nxjerrë ligje me anë të të cilëve është bërë e mundur vendosja e rregullit dhe civilizimit. Nga Kodi i Hamurabit e deri te ligjet e Moisiut, nga Magna Karta e deri te kushtetuta e shtetit tuaj, ligjet e bëjnë jetën të qytetëruar. Pa ligje të caktuara thelbësore, nuk ka civilizim. Por jeta sot duket të jetë një sfidë e vazhdueshme ndaj kufijve. “Nga cili autoritet?”– pyesim ne për të sfiduar.

Edhe në fushën e fesë, çështja e autoritetit është shumë e diskutuar. Kush thotë se duhet të besoni këtë apo atë? Me çfarë autoriteti i sfidoni ju besimet dhe praktikat e zhvilluara për një kohë të gjatë? Në të njëjtën kohë, më duket se në kohët e sotme, shumë nuk kanë një autoritet për atë që besojnë. Për shembull, pse jeni një budist, ose një mysliman? Pse besoni ato që bëni?

Disa i referohen eksperiencës së tyre, duke thënë: “E ndjej në zemër!” Mëngjesin e të dielës së Pashkës, miliona besimtarë këndojnë: “Ju më pyesni si e di që Ai jeton, Ai jeton në zemrën time.” Duke mos kuptuar se ka edhe të tjerë përveç të krishterëve që e mbështesin besimin e tyre në eksperiencë dhe ndjenja. Ata që e mbështesin besimin e tyre vetëm në eksperiencë, qëndrojnë në një tokë të paqëndrueshme.

A ka një bazë faktike që përcakton se çfarë besojnë njerëzit? Për rreth 1900 vite, ka pasur një autoritet nëpërmjet të cilit meshkujt dhe femrat kishin një bazë për moralin; ky autoritet është Bibla. Vitet e fundit edhe kjo ka ndryshuar. Kur një universitet bëri një pyetësor duke pyetur: “A besoni se Bibla është Fjala e Perëndisë?” 82% e metodistëve, 81% e presbiterianëve, dhe 57% e baptistëve thanë “Jo”! Shumica e atyre që u përgjigjën e sfiduan autoritetin e Biblës.

Për fat të keq, më shumë besojnë njerëzit jashtë kishe se ata brenda, por a do të thotë kjo se disa udhëheqës fetarë dinë diçka që të tjerët nuk e dinë, apo janë mësuar nga udhëheqës të verbër?

Faktet ende pohojnë autoritetin e Biblës, pavarësisht nga disa prirje moderne të mosbesimit që e sulmojnë Atë. Çështja për autoritetin e Biblës është e dyfishtë: prova të brendshme që e mbështesin këtë autoritet, duke përfshirë atë që Bibla thotë për veten, uniteti dhe pathyeshmëria e saj; dhe prova të jashtme, të cilat përfshijnë lidhjen reciproke të profecisë me historinë, prova të shkruara me dorë, dëshmitë dhe shkenca mbështetin autoritetin e Biblës, dhe në fund teksti pragmatik- çfarë u ndodh atyre që ndjekin mësimet e saj.

Do t’ju lë me një mendim. Kjo çështje e autoritetit është thelbësore për besimin tuaj. Gjithçka që ju dini rreth Perëndisë, ato që dini për Jezus Krishtin, ringjalljen e Tij, fuqinë e Tij për t’ju shpëtuar nga mëkati, ndodhen në këtë libër, Bibla. Çështja e autoritetit Biblik nuk është një çështje rastësore për diskutim; është një çështje themelore për besimin tuaj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI