Për shkak të dashurisë së Tij të madhe për ne, Perëndia krijoi një rrugë që ne ta njohim Atë personalisht.
Romakëve 3:21-26
Vargjet e sotme dhe shumë pasazhe të tjera biblike na tregojnë se Perëndia është i drejtë. Kjo do të thotë se Ai është i vërtetë ndaj parimeve të Veta. Do të thotë gjithashtu se Perëndia, i cili është i shenjtë dhe i përsosur, nuk mund të jetë një me një mëkatar. Përkundrazi, “shpirti që mëkaton ka për të vdekur” (Ezekieli 18:4). Kjo është e frikshme për njerëz të papërsosur siç jemi ne, apo jo?
Ja pse Ati ynë qiellor krijoi një zgjidhje për të gjithë njerëzimin. Jezus Krishti, i cili ishte pa mëkat, mori mbi Vete mëkatin tonë dhe vdiq në vendin tonë – që ne të mund të ribashkoheshim me Krijuesin tonë. Zoti vazhdon të jetë i drejtë dhe i shenjtë dhe bëhemibijtë e Perëndisë së drejtë. Siç u shkroi Pali Romakëve, Ati ynë është “i drejtë dhe shfajësuesi i atij që ka besimin e Jezusit” (Romakëve 3:26).
Vini re se drejtësia dhe bashkimi ynë me Perëndinë nuk ka të bëjë fare me përpjekjet tona—ishte një vendim i hirshëm dhe i mëshirshëm i marrë nga Zoti. Veprat tona të mira nuk e fitojnë kurrë favorin e Zotit, sepse çdo njeri në mënyrë të pashmangshme mëkaton. Por vdekja e Jezusit bëri të mundur që ata që besojnë në Të të kenë një marrëdhënie me Krijuesin. Në fund, është për shkak të drejtësisë dhe mëshirës së Perëndisë që ne mund të ribashkoheshim me Të.