Besojini Zotit për ato që po luteni!

Jezusi tha: “Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara” (Luka 12:7). Por një mikja ime LuAnne mësoi se nuk janë vetëm flokët ato që Zoti ka numëruar. Një ditë më kishte dërguar një email me një kërkesë urgjente lutjeje:

Burri im, Bill, u kthye në shtëpi shumë i shqetësuar. Kemi një hambar në të cilin kemi futur 60,000 dollarë fasule soje. Burri kishte zbuluar se kishte pikuar në hambar  dhe shtresa e sipërme e fasuleve  është kalbur. Ai nuk e di se deri në çfarë trashësie ka arritur kalbja, por nuk është gjë e mirë. Kjo situatë është shumë kritike për ne sepse i bie të hedhim shumicën e tyre. Fitimin nga ato fasule e përdorim për prodhimet e vitit të ardhshëm. Nëse pësojmë humbje kaq të mëdha, do të  na duhet të  mos merremi më me bujqësi. Nesër , bashkë me dy burra të tjerë do të hyjnë në hambar dhe të heqin fasulet e kalbura.

Të nesërmen mora një email tjetër po nga ajo:

Shumë faleminderit që u lute për ne. Ndodhi që, dy punëtorët nuk na erdhën, kështu që Bill u fut vetë në hambar dhe mbaroi pikërisht  kur duhej të shkoja në punë. Për sa i përket humbjes, është disa qindra kilogramë, dhe kur të shesim pjesën tjetër, ato do të zbriten. Por Bill nuk është më i shqetësuar, dhe kjo është pjesa më e rëndësishme. Tani presim të shohim se çfarë do të thotë blerësi.

Pas tre ditësh më erdhi një email tjetër nga LuAnn:

Sot nxorëm në treg ngarkesën e parë me fasule. Na i blenë me çmim të plotë. Kur prisnim që ato që ishin me pak myk,  do  i zbrisnin nga çmimi , por nuk e bënë. Kjo ishte një mrekulli nga Zoti. Ai nuk di vetëm numrin e flokëve të kokës, por edhe numrin e fasuleve tona që kishim në hambar.

 Po, Zoti e di numrin e flokëve dhe  të fasuleve dhe  të llogarisë bankare gjithashtu.  Ndaj mund t’i besoni Atij!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI