Misteri i madh i martesës.

Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, Kështu burrat duhet t’i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.- Efesianëve 5:25-26, 28-30

A e doni bashkëshortin tuaj ashtu siç e do Krishti kishën e Tij? Është puna e një jete të tërë, një punë që shkon përtej thjesht të qënurit bashkë. Shoqërimi zbehet dhe rrjedh me stinët, situatat, emocionet dhe rritjen. Kjo është arsyeja pse besëlidhja e Krishtit me pasuesit e Tij, ajo që ne e quajmë Trupi i Krishtit, është modeli ynë për të eksploruar martesën midis mashkullit dhe femrës.

Për ata që thirren në martesë, dëshira për martesë nuk është një lloj mashtrimi i krijuar nga Perëndia për t’ju mësuar të vërteta të vështira. Në fakt, “beteja e gjinive” dhe vënia përballë e burrave dhe grave është një keqinterpretim katastrofik i projektimit të besëlidhjes. Përkundrazi, martesa është përmbushja e dizajnit, në të cilën dy njerëz bashkohen për të qëndruar në harmoni me njëri tjetrin.

Kur Perëndia krijoi Adamin dhe Evën, Perëndia krijoi një lidhje shoqërie duke i dhënë Adamit një “ndihmë që i leverdis” (Zanafilla 2:18, 20). Eva ishte një homologe e njëjtë, përkrah dhe përballë bashkëshortit të saj. Ky bashkim i burrit dhe gruas në “një mish” të vetëm është pasqyrim i prejardhjes së njëjtë. Dhe ajo prejardhje është Zoti. (Zanafilla 2:23-24) Si femra ashtu edhe mashkulli janë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, të krijuara në harmoni njësoj si degët e një peme. (Zanafilla 1:28).

Jo gjithmonë shohim modele të mira të këtij uniteti në martesë nga familjet, miqtë, kishat ose përvoja jonë. Martesa quhet një “mister i madh” (Efesianëve 5:32), prandaj e shohim dashurinë e Perëndisë për ne si modelin e pastër kur përpiqemi ta kuptojmë këtë mister dhe kemi nevojë për ndihmën e Tij për ta jetuar (1 Gjonit 4:7 -12).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI