Përse njerëzit ecin në jetë pa patur drejtim?

A e ke gjetur veten duke lëvizur pa drejtim në jetë? E di që jetës tënde i mungon drejtimi, por nuk di ç’të bësh? Shqyrto arsyen “Përse.” Një anije e pa ankoruar e cila ndodhet në mes të stuhisë, shkon ngado që ta çojnë dallgët. Edhe në mot të mirë, anija do të shtyhet pa një drejtim nga forca e ujit, nëse nuk ka një kapiten që ta drejtojë. Ashtu siç anija ka nevojë për një spirancë për të mos e lejuar që forca e ujit ta shtyjë drejt përplasjes me anijet e tjera, po ashtu neve na duhet një spirancë për të na mbrojtur nga lëvizjet e pavullnetshme drejt marrëdhënieve shkatërrimtare. Përderisa shumë njerëz, jo vetëm që janë pa spirancë por edhe pa një drejtim në jetë . . . ata kanë nevojë për një kapiten që t’u ofrojë drejtim, si dhe për një spirancë që t’u ofrojë siguri. Të krishterët kanë tek Krishti si një spirancë ashtu edhe një kapiten. Bibla thotë:

“Prandaj ne duhet t`u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga rruga.”
(Hebrenjve 2:1)

  1. Erërat e frikës

Si i mbijeton stuhive të jetës të cilat kërcënojnë rëndë ankorimet e tua? Çfarë është gjëja që ta mban kokën mbi ujë, kur zemra po të mbytet? Mënyra se si lundron në netët e errëta të shpirtit tënd, thotë shumë më tepër për besimin tënd tek Perëndia, sesa mënyra se si përballesh me ditët me mot të mirë.

Këndvështrimi ynë:

“Unë e di që Perëndia mund të bëjë gjithçka; megjithëkëtë, jam vërtetë i frikësuar se nëse do të humbisja diçka që është e shtrenjtë për mua (si për shembull puna ose shëndeti im), nuk do mbetet ndokush që të kujdeset për mua.”

Pikëpamja e kapitenit:

“Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s`ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro.” (Ligji i Përtërirë 31:8)

  1. Dallgët e izolimit

Këndvështrimi ynë:

“Ndjehem shumë i vetmuar dhe i izoluar. Ndjehem i shkëputur nga të gjithë . . . madje edhe nga Perëndia.”

Pikëpamja e kapitenit:

“Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.” (Isaia 43:2)

  1. Erërat e mosbesimit

Pikëpamja jonë:

“Si mund të besoj tek Krishti, kur nuk e shikoj Atë të bëjë ndonjë gjë në jetën time?”

Pikëpamja e kapitenit:

“Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.” (1 Selanikasve 5:24)

  1. Dallgët e përndjekjes

Pikëpamja jonë:

“Ka shumë të krishterë të cilët janë të përndjekur në botë. Nuk e kuptoj se si Perëndia mund të lejojë që të krishterët të vriten.”

Pikëpamja e kapitenit:

“Jezusi tha . . . ‘Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.’” (Gjoni 11:25)

  1. Erërat e zhgënjimit

Pikëpamja jonë:

“E dija që Perëndia do të jepte shërim fizik, por Ai nuk e bëri. Më duket sikur Perëndia më gënjeu.”

Pikëpamja e kapitenit:

“Kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij? . . . Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?” (Romakëve 11:34; Numrat 23:19)

  1. Dallgët e tundimit

Pikëpamja jonë:

“Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqem, nuk jam në gjendje që të arrij fitore mbi këtë tundim. Nuk e kuptoj përse Perëndia nuk më ndihmon.”

Pikëpamja e kapitenit:

“Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t`ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t`ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.” (1 Korintasve 10:13)

nga June Hunt

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI