Beteja është e Zotit

Merr guxim në betejë
Armët e kësaj lufte
Janë lavdërimet e ngritura lart
Besimi im është i sigurt
Zoti im ka shkuar përpara meje
Natën do të këndoj
Beteja Zotit i takon….

Artistja fituese e çmimeve Grammy dhe Dove, Rebecca St. James, rikthehet në muzikë pas një shkëputje dhjetëvjeçare me një këngë të re, “Beteja është e Zotit.”

Vokali i saj dhe muzika pop tregojnë për besimin e saj të patundur tek Zoti në mes të stuhive të jetës. Artisti Brandon Lake nga Bethel Music ka interpretuar gjithashtu në këtë këngë, duke e bërë dhe më të fuqishëm mesazhin e këngës.

“Kur u tërhoqa zyrtarisht nga muzika shtatë vite më parë, isha shumë e lodhur, e ezauruar. Dhe në atë moment ndjeja se do të isha e qetë dhe sikur të mos këndoja më në të ardhmen. Pas më shumë se dy dekadash në skenë, ndjeva se kisha nevojë për një pushim. Në të njëjtën kohë, kishim krijuar familjen tonë dhe ishim gati për t’u bërë me fëmijë. Doja të përkushtohesha si nënë, pasi kjo kishte qenë ëndrra ime për një farë kohe. Përpara dy vitesh, mora pjesë në një koncert me vëllezërit e mi Joel dhe Luke të grupit For King & Country. Ata më kërkuan të këndoja një ose dy këngë, por në atë kohë isha paksa e sfiduar me vokalin tim dhe hezitoja. Atë mbrëmje kur unë u shfaqa në skenë në Alaska, Zoti veproi në zemrën time dhe më transformoi në mënyrë radikale. Ishte një përtëritje dhe takim me Frymën e Shenjtë që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë më parë. Ndjeva sikur lodhja u largua nga mua. Kur dola nga skena i thashë vëllait tim, Joel, Perëndia po më thërret sërish në muzikë. Nuk e di se çfarë do të thotë kjo, por e di që Ai është në kontroll. Gjëja tjetër që ndjeja të më thoshte në zemrën time, ishte ‘unë do të shkoj përpara teje’. Kur po shkruaja tekstin e këngës Beteja i takon Zotit dhe më pas kur punonim me të në studio vitin e fundit. Për mua kjo këngë përfaqëson faktin se Zoti ka shkuar përpara meje, në këtë thirrje në muzikë, se Ai po lufton për mua. Ka pasur momente në realizimin e këtij projekti ku jam ndjerë e pasigurt për zërin tim, apo për aftësitë e mia në kompozim. Kjo këngë më ka shërbyer mua. Beteja është e Zotit, unë mund të pushoj në këtë të vërtetë, Ai lufton për mua, ai ka shkuar përpara meje, Ai më ka thirrur, unë nuk kam pse të kem frikë. Vargjet janë shumë personale, ‘Pse je i ligështuar shpirti im, mos ke harruar se kush është në kontroll?’ Kënga më ka inkurajuar mua dhe shpresoj t’ju bekojë dhe ju teksa e dëgjoni.”   

Rebecca St. James sjell besim dhe shpresë përmes një melodie të bukur duke i dhënë brezit të ri këngën e tyre të besimit në kohë stuhie.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI