“Favori i Zotit qoftë mbi ty
dhe mbi mijëra breza,
mbi familjen dhe fëmijët e tu,
dhe fëmijët e tyre,
dhe fëmijët e fëmijëve….“
“Bekimi” është një këngë frymëzuese që po inkurajon kishën në këtë kohë. Kënga që është krijuar vetëm disa javë përpara se të publikohej u kthye shpejt në një himn inkurajimi për shumë të krishterë. Vargjet janë marrë nga dy pasazhe në Bibël; bekimi priftëror i Aaronit tek Numrat 6:22-27, ku ai shpall bekimet e Perëndisë mbi popullin në emrin e Zotit dhe bekimet e Perëndisë për popullin e tij të shkruar tek Ligji i Përtërirë 28:6, Eksodi 33:14.
Në kishë përdorim shpesh terma si ‘i bekuar’ dhe ‘Zoti më ka bekuar shumë’, por çfarë do të thotë kjo frazë saktësisht? Le të shikojmë se çfarë thotë Psalmi 103 vargu 2 për këtë. Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë. Si në shkrime dhe në fjalor do të gjejmë se bekimi përkufizohet si një e mirë. Bekimet e Perëndisë janë të mirat e tij karshi nesh. Bekimet e Perëndisë janë gjërat e mira që Ai bën për ne, qofshin në jetën tonë shpirtërore apo në rrethanat tona, apo tek sigurimi i nevojave praktike.
Perëndia mund të të japë paqe të mbinatyrshme në mes të një situate kaotike. Ai mund të sigurojë në mënyrë të mrekullueshme për nevojat e tua financiare. Ai mund të bëjë të lirë nga çdo fushë ku mund të jeni duke luftuar me mëkatin. Ai mund të restaurojë një marrëdhënie të thyer në jetën tuaj. Të gjitha këto janë shprehje të bekimeve të Perëndisë. Gjatë Psalmit 103, Davidi vazhdon të listojë mënyrat e ndryshme se si të mirat dhe bekimet e Perëndisë mund të duket në jetën tonë.
Ne kemi privilegjin të lavdërojmë Perëndinë për gjërat e mira që ai bën në jetën tonë, ashtu siç e lavdërojmë atë apo karakterin e tij, ashtu siç e shikojmë tek Psalmi 103:1. Të dy elementët janë të rëndësishëm për të lavdëruar Perëndinë. Biblikisht nuk mendoj se është diçka e gabuar që të kërkosh apo vlerësosh bekimet e Perëndisë. Unë mendoj se problem vjen kur barazojmë bekimin e Perëndisë në jetën tonë vetëm me të mirat materiale.
Si fëmijë të tij, ne e lavdërojmë Zotin për karakterin e Tij dhe për bekimet në jetën tonë. Mendo se si mund të lutesh për veprat e mira të Perëndisë në situatat e jetës tënde tani dhe ndërsa ndërmjetëson për të tjerët.