Përkthimi i Biblës po bën që gjuhët të mos humbasin

Një të tretat e mbi 7000 gjuhëve të botës janë në rrezik, sidomos gjuhët që janë vetëm të folura ose pa një alfabet. Por një grup njerëzish që përkthen Biblën po ndihmon që këto gjuhë të mos humbasin.  Grupi Wycliffe i përkthyesve të Biblës duke bashkëpunuar me SIL International, një organizatë e krishterë jofitimprurëse, kanë ndihmuar që të krijohen alfabete të shkruar për më shumë se 1400 gjuhë. Për 70 vjet, kjo organizatë ka ndihmuar njerëzit në të gjithë botën të marrin Fjalën e Perëndisë, në gjuhën e tyre dhe në shumë raste duke i ndihmuar që të ruajnë gjuhën mëmë. Fokusi kryesor i Wycliffe, është të sigurohen që çdokush nëpër botë të mund të dëgjojë për Jezusin në gjuhën që kupton dhe ka përzemër. Kur dikush që flet një gjuhë minoritare dhe nuk ka Bibël,e kërkon të lidhet me Fjalën e Perëndisë, duhet ta bëjë këtë gjë në një gjuhë që nuk është gjuha e tij amtare. Shpesh kur përkthehen historitë e Biblës dhe pastaj të gjithë librat e Biblës, gjuha e vendit lulëzon sërish. Këto përkthime bashke me gjuhën dhe puna me shkrimin e këndimin, kanë hapur një fushë të re për gjuhët që janë në rrezik zhdukje ku mund të integrohen në edukimin formal dhe të ruajtur në libra. Njerëzit në Panama janë një shembull i mënyrës se si përkthimi i Biblës lidhet me ruajtjen e gjuhës së një populli. Në 50 vitet e fundit, kur fëmijët ne Teribe kanë shkuar në shkollë, ka ekzistuar një shtytje e madhe që fëmijët të mësonin spanjisht, saqë disa prindër nuk u flasnin fëmijëve në gjuhën e tyre minoritare. Por pasi Wycliffe bashkëpunuan me njerëzit nga Teribe, gjërat ndryshuan. Kur njerëzit nga Teribe morën Shkrimet në gjuhën e tyre, për herë të parë ata mund të kishin një marrëdhënie me Perëndinë përmes gjuhës mëmë. Që në momentin që komunitetit iu prezantua përkthimi i Biblës, shkollat fillore mund të zhvillonin mësimin në gjuhën e tyre minoritare. Qeveria e Panamasë po zhvillon një program për të mësuar historinë, matematikën dhe lëndë të tjera në gjuhën Teribe. Kjo po i jep jetë këtyre gjuhëve që përndryshe do ishin zhdukur. Komuniteti i Kelikos, refugjatë nga Sudani i Jugut që janë tani në Uganda, së fundmi festuan për përkthimin e tyre të testamentit të ri si përkthimi i 1000-të i Wiklif.   Kur përkthehet në gjuhën amtare, njerëzit mund të kuptojnë Fjalën e Perëndisë shumë qartë. Edhe dikujt që nuk ka shkuar në shkollë, mund t’ia lexosh Biblën dhe disa prej tyre kanë thënë: “E vërtetë, Zoti po na flet në gjuhën tonë”. Njerëzit thonë se Fjala e Perëndisë në gjuhën e tyre u ka dhënë shpresë dhe një lidhje me identitetin e tyre si njerëz të Kelikos. Bibla nuk është një libër i zakonshëm. Disa e quajnë Bibla e Shenjtë. Ndonjëherë njerëzit e quajnë Lajmi i Mirë, dhe me të vërtetë është një lajm i mirë sepse do të vazhdojë të sjellë më shumë njerëz nga komunitete të ndryshme te Perëndia. Projekti i përkthimit të Biblës po sjell ndryshime në jetët e njerëzve. Të paktën 2000 gjuhë nuk kanë një përkthim Bible,  gjë të cilën Wycliffe shpreson ta ndryshojë deri në vitin 2025.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI